BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiShenjat e teubes(pendimit) së pranuar

Shenjat e teubes(pendimit) së pranuar

Shenjat e teubes së pranuar

Teubeja e shëndoshë dhe e pranuar ka shenja, prej tyre janë:

1) Të jetë besimtari pas teubes më i mirë se para teubes.

2) Mos t’i largohet frika asnjëherë, derisa t’i vjen meleku që merr shpirtat e t’i thotë:

أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ (30)

“…të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej”. (Fussilet: 30).

3) Çdo herë t’i dridhet zemra nga keqardhja dhe pishmanllëku.

S’ka dyshim se frika e madhe nga dënimi i trishtueshëm duhet ta dridhë zemrën dhe ta ç’rahaton. Kjo është argument për vërtetësinë e teubes, se i dridhet zemra nga keqardhja për atë që ka kaluar dhe nga frika prej përfundimit të keq. Atij që si dridhet zemra në dunja nga keqardhja dhe frika, atëherë do ti dridhet në Ahiret kur të vërtetat do të dalin në shesh, kur të shohin shpërblimin ata që i kanë respektuar urdhërat e Zotit dhre dënimin e dhimbshëm ata që janë treguar kryeneç. Pra, patjetër të të dridhet zemra, mirëpo zgjidh vet, në dynja ose në Ahiret.

4) Një thyerje e çuditshme ia kaplon zemrën, kësaj ndjenje asgjë si ngjanë, kurse këtë e përjeton vetëm ai që pendohet sinqerisht prej ndonjë mëkati. Është thyerje e zemrës së tij para All-llahut me frikërespekt dhe mposhtje. Kjo gjendje, është gjendja më e dashur e All-llahut, gjendje ku besimtari përulet, mposhtet, dorëzohet dhe gjuhet para Madhërisë së All-llahut.

Këto edhe të ngjajshmet me to janë shenja të teubes së sinqertë, andaj, ai që nuk i vëren këto shenja në zemrën e tij le ta akuzon teuben e tij, se nuk është në regull. Ngase shumë lehtë është njeriu të bëjë teube me gjuhë, mirëpo është shumë rëndë ta bëjë me të vërtetë. Njeriu i sinqertë më së tepërmi që lodhet është kur tenton të bëjë teube të vërtetë dhe të sinqertë.

Hoxhë Bekir Halimi

Must Read