BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiNga pasojat e dëmshme të mëkatit

Nga pasojat e dëmshme të mëkatit

Nga pasojat e dëmshme të mëkatit

1. Pengesa në lidhjen e robit me Zotin e vet.
“Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre
( Kur’an 83:15)
2. Me rritjen e punëve të këqija të robit formohet bindje e gabuar ndaj Krijuesit.
3. Depresion i përhershëm.
“Ndërtesa që ata ndërtuan (e që e shëmbi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre” (Kur’an 9:110).
4. Frikë në zemër.
“Ne do mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata Allahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, pa patur për të kurrfarë fakti”(Kur’an 3:151)
5. Jetë me brenga.
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë” (Kur’an 20:124).
6. Zemra të mbyllura dhe të shtangura.
“Dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura)” (Kur’an 5:13)
7. Vrazhdësi dhe shqetësim.
“E sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): ‘A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë?”
(Kur’an 3:106).
8. Urrejtje ndaj më të mirève.
9. Ngushtësi në pasuri dhe mungesë e ndihmesës ndaj nevojtarëve.
“Dhe, sikur ta zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe Kur’anin, që u zbritën
nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka
(Kur’un S:66)
10. Hidhërim nga Mëshiruesi, humbje e besimit dhe hapje e dyerve tè depresionit dhe destabilizimit shpirtëror.
“Ndaj merituan zemërim mbi zemërim” (Kur’an 2:90).
“Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan” (Kur’an 83:14).
“E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: “Zemrat tona janë ne këllef!” (Kur’an 2:88)

Butimi:
Libri: “Mos u Trishto”
Autor: Aid el Karni

Must Read