BallinaSpikasimBisedë e një djaloshit në dilemë me një dijetar

Bisedë e një djaloshit në dilemë me një dijetar

Bisedë e një djaloshit në dilemë me një dijetar
Na ishte një djalë i ri i cili kishte shkuar përtej detit që të mëson për një kohë të gjatë.
Pasi që u këthy, ai kërkoi prej prindërve të tij që t’ja gjejnë një dijetarë fetar ose ndonjë ekspert i cili do të mundeshte ti përgjigjet 3 pyetjeve të tija. Në fund, prindërit e tij ishin në gjendje që të ja gjejnë një dijetarë musliman.
Djali i ri: Kush jeni ju? A mundeni ti përgjigjeni pyetjeve të mija?
Dijetari: Unë jam njëri prej robërve të All-llahut (Subhane ue Te’ala) dhe inshaAll-llah (nëse don All-llahu) unë do të mundem ti përgjigjem pyetjeve tuaja.
Djali i ri: A jeni të sigurtë? Shumë prej Profesorëve dhe ekspertëve nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen pyetjeve të mija.
Dijetari: Do të mundohem më së miri që mundem, me ndihmën e All-llahut (Subhane ue Te’ala).
Djali i ri: Kam 3 pyetje:
1. A ekziston Zoti? Nëse po, ma trego formën e tij.
2. Çka është takdir (fati)?
3. Nëse shejtani (dreçi) është krjuar prej zjarrit, pse në fund ai do të hidhet në xhehnem (ferr) edhepse edhe ai është krijuar nga zjarri. Me siguri se nuk do ta dëmton aspak, pasi që shejtani (dreçi) dhe xhehnemi janë të krijuara nga zjarri. A nuk ka menduar Zoti kaq larg?
Papritmas, dijetari ja mëshon një shuplakë të fuqishme fytyrës së djaloshit.
Djali i ri (duke ndjerë dhimbje): Përse u mllefosët me mua?
Dijetari: Nuk jam i mllefosur. Shuplaka është përgjigjeja ime për tre pyetjet tuaja.
Djali i ri: Me të vërtetë nuk e kuptoj.
Dijetari: Si ndjehesh mbasi të rashë shuplakë?
Djali i ri: Me siguri se ndjeva dhimbje.
Dijetari: Pra a beson se dhimbja ekziston?
Djali i ri: Po.
Dijetari: Ma trego formën e dhimbjes!
Djali i ri: Nuk mundem.
Dijetari: Ajo është përgjigjeja ime. Të gjithë ne e ndjejmë ekzistencën e Zotit duke mos qenë në gjendje që të shofim formën e Tij.
Dijetari: Mbrëmë, a ëndërrove se do të ta mëshoj shuplakë?
Djali i ri: Jo.
Dijetari: Së paku a ke pritur se do të ta mëshoj shuplakë sot?
Djali i ri: Jo.
Dijetari: Ajo është takdir (fati).
Dijetari: Dorën time që e përdora për ta mëshuar shuplakë, prej çka është e krijuar?
Djali i ri: Është e krijuar prej lëkurës.
Dijetari: Si ndjehesh pasi që ta kam mëshuar?
Djali i ri: Kam dhimbje.
Dijetari: Edhepse shejtani (dreçi) dhe vet xhehnemi janë dy gjëra të krijuara prej zjarrit, inshaAllah (nëse don All-llahu), xhehnemi do të jetë një vend shumë i dhembshëm për shejtanin (dreçin).

Albislam.Com

Must Read