BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeDijetari dhe mençuria e një hamalli

Dijetari dhe mençuria e një hamalli

Dijetari dhe hamalli

Një dijetar i fikhut, Bekër el-Muzani, vuri re se një hamall që vazhdimisht po shqiptonte shprehjet elhamdulilah dhe estagfirullah derisa po i barte mallrat. Dijetari tregon se ai e priti hamallin derisa e mbaroi punën dhe kur e mbaroi, u ndal dhe e pyeti: “A nuk di diçka tjetër përveç kësaj (elhamdulilah dhe estagfirullah)?” Hamalli iu përgjigj: “Vertet, di shumë të tjera dhe po ashtu e lexoj Librin e Allahut, mirepo e preferoj këtë pasi robi i Allahut vazhdimisht kalon midis dy gjendjeve, të mirave që Allahu ia jep dhe gjynaheve që i bën. Meqenëse kjo është gjendja e njeriut, unë e falënderoj Allahun për të mirat që m’i ka dhënë dhe i kërkoj falje për gjynahet e mia.”
Dijetari i tha: “Sigurisht se ky hamall e kupton fenë më thellë sesa vetë Bekri.”

Burimi:
Libri:”Margaritarët dhe xhevahiret”
Autor: Abdul-Malik Muxhahid

Must Read