Gozhdat dhe fjalët
Ishte njëherë një djalosh i cili kishte një karakter të keq, dhe shpeshherë përdorte fjalor të ndyer dhe fyente bashkëbiseduesit e tij nëse vetëm pak nuk ua bënim qejfin.
Ai rëndonte edhe personat që e donin atë madje edhe prindërit e tij.
Një ditë, babai tij ia jep një qese gozhda dhe e porosit atë që të ngul një gozhdë në derën e dhomës së tij çdoherë që thonte fjalë të ndyra apo rëndonte dikë.
Në ditën e parë, djaloshi i nguli saktësisht 37 gozhda.
Javët kalonin, dhe djaloshi filloi ta moderoj fjalorin e tij, por edhe kishte më shumë kujdes se ç’ka thonte, dhe mësoi ta përmbaj vetën kur u hidhërohej.
Djaloshi nuk vonoi për të kuptuar se ishte më lehtë që ta përmbaj vetën sesa ta gozhdon derën e dhomës së tij.
E informonte babanë e tij çdoherë që e përmbante vetën dhe që nuk thonte fjalë të ndyra…
Kësaj radhe, babai i tij e porositi që të tërheq një gozhd çdoherë që arrinte ta përmban veten e tij, dhe nuk fyente askënd.
Javët kaluan dhe djaloshi i tërhoqi krejt gozhdat në derën e tij përshkak se nuk e kishte fyer dikë.
Djaloshi me gëzim shkon e thërret babanë e tij për t’i treguar se nuk kishte më asnjë gozhd në derën e dhomës së tij.
Por babai i thotë: “Po djali im, të lumtë! Je përmirësuar goxha shumë, tani di se si ta kontrollosh vetën tënde si duhet!
…por shiqo derën e dhomës tënde! Ajo nuk do të jetë më si më parë.
Kur përlahesh më dikë dhe i thua fjalë të rënda do t’i bësh plaga të këtilla, të pashërueshme.
Pavarësisht se sa herë kërkon falje, plaga do të mbetet për gjithmonë.
Plagët e shkaktuara nga fjalët të dhembin po aq sa plagët fizike.