BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirMos i thuaj “Uh” prindërve tuaj

Mos i thuaj “Uh” prindërve tuaj

Mos i thuaj “Uh” prindërve tuaj

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose te dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, dhe mos i kundërshto, por drejtohu/thuaju atyre me fjalë respketi.”

Ibn Abbasi ka thënë: “Uh”, është një fjalë që nënkupton mosdashjen.”

Muktili ka thënë: “Uh”, është një fjalë e keqe dhe e ashpër.”

Është thënë se njeriut nuk i lejohet ti thotë “Uh” prindërve të tij edhe nëse ndjenë prej tyre ndonjë erë të keqe. Çdo gjë (fjalë apo vepër) që është më e madhe se kjo fjalë (“uh”) është edhe më serioze.

Muxhahidi ka thënë: “Nëse ata plaken dhe fillojnë të lagen në vetet e tyre dhe kanë jashtqitje, ti nuk duhet të neveritesh nga kjo gjë apo ti thuash “uh” atyre. Fshija urinën dhe jashtqitjen e tyre pa arrogancë, ashtu sikurse e fshinin ata urinën dhe jashtqitjen tënde.”

Allahu i Lartësuar e ka ndaluar fëmijën që ti shqetësojë prindërit e tij qoftë edhe në mënyrën më të vogël. Çdo shqetësim mbi këtë gjë, është e ndaluar. Ti i ke shqetësuar ata nëse i bën që të qajnë, të zëmërohen, të mërziten apo dhe nëse largohesh nga sytë e tyre.

Nëse i shikon ata me ashpërsi apo ua kthen shpinën atyre në një mënyrë, kjo gjë tregon se je i bezdisur (me ta), dhe ti e ke kundërshtuar fjalën e Allahut të Lartësuar:

وَلاَ تَنْهَرْهُمَا

“dhe mos i kundërshto”

وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا

“por drejtohu atyre me fjalë respketi.”

Seijd Ibn Xhubejr ka thënë: “Ashtu sikurse i flet robi mëkatar pronarit tij të ashpër.”

Ata ka thënë: “Kjo do të thotë që ti nuk duhet ti thërrasësh ata me emrat e tyre apo me llagape (p.sh: O babai filanit etj) porse “Baba i dashur” dhe “Nënë e dashur.”

Ebu Hurajra ka thënë: “Mos ec para babait tënd, mos u ulë para tij dhe mos u bëj shkaktar që ai të fyhet.”

Është thënë se duhet ecur para babait nëse është errësirë.

Imam Ebu Bekr Muhamed Ibn El-Uelijd Et-Tartushij (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq 520)

📚Burimi: “Bir-rul Ualidejn”, fq.64-66
“Perlat Muslimane”

Must Read