BallinaPraktikaMorali dhe EdukataVëllezëria në Islam

Vëllezëria në Islam

 

Vëllezëria në Islam

 

 

1. Sjellja e mirë me vëllezërit dhe moshatarët, ngase vëllazëria është gjëja më e çmueshme për njeriun.

 

2. T’ua përmirësojë ato të meta të cilat i sheh tek shokët e tij por së pari duke u kërkuar falje (nëse keqkuptohet) prej tyre. Të distancohet nga të metat dhe mangësitë të cilat i kanë prej natyrës së tyre dhe të mos i bezdis duke ua përmendur ato.

 

3. T’ua falë mangësitë vëllezërve dhe të mos i qortoj ata.

 

4. Të mos kundërshtohet me vëllezërit e tij dhe të pajtohet me ta aty ku lejon Sheriati.

 

5. Të mos ketë xhelozi ndaj tyre për begatitë të cilat All-llahu xh.sh. ua dhuroi atyre siç është p.sh. pasuria apo dituria. Xhelozia është njëra prej shtyllave të kufrit ndërsa pasojat e saj janë shkatërruese. Për muslimanin është më mirë që gjithmonë të jetë i gëzuar për të mirat që i kanë vëllezërit e tij.

 

6. Të mos i bëjë rezistencë vëllait të tij në ato çështje prej të cilave pasojnë vetëm dëme të mëdha.

 

7. Të jetë gjithmonë i turpërueshëm para tyre.

 

8. Të jetë përherë i drejtë me ta dhe i çiltër (i pastër) në dashurinë e tij ndaj tyre.

 

9. Të jetë fytyrëçelur e jo i mërzitur kur t’i takoj ata, të jetë me gojë të ëmbël, me gjoks të gjerë, me dorë të shtrirë dhe pranues i fjalëve të rënda nëse ia thonë ata.

 

10. Të nxitojë që sa më shumë ta shoqëroj prej shokëve të tij më të diturin ose më të mençurin, më të urtin, më të devotshmin ose më të maturin.

 

11. T’u japë këshilla kur kanë nevojë dhe t’i pranojë këshillat e tyre kur ata e këshillojnë.

 

12. Një herë të mos pajtohet me ta e pastaj t’i kundërshtojë sepse ky gjest dashurinë e shndërron në urrejtje.

 

13. Të mos e ofendoj asnjërin prej tyre dhe të mos e injoroj edhe nëse është injorant.

 

14. Ta shtojë dashurinë me ta duke u dhënë selam, duke i mirëpritur në shtëpinë e tij dhe duke i thirrur me ato cilësi që janë më të dashura për ta.

 

15. T’i përcjell fjalët e tyre ose t’i nënkuptoj në formën më të bukur dhe qëllimin më të mirë.

 

16. Ta mënjanojë zilinë dhe të jetë zemërgjerë me ta, t’ua falë gabimet që i bëjnë ndaj tij.

 

17. Të jetë serioz me ta e mos të bëjë shaka vend e pa vend, sepse në atë mënyrë humb burrërinë.

 

18. Të mos i pranoj kurrsesi për vëllezërit e tij fjalët e atij që është përgojues dhe bartës i thashethemeve.

 

 

Përgatiti: Fatmir Idrizi, Kavajë

 

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

 

 

 

 

 

 

 

Must Read