BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPorosi mbi vleren e lartë të butësisë

Porosi mbi vleren e lartë të butësisë

Butësia

Ka thënë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi të:”All-llahu është i butë dhe e don të butën në çdo gjë dhe i jep njeriut të butë dhe që përmbahet atë që s’ia jep asnjë njeriu.”
“Cdo veprim i shoqëruar me butësi zbukurohet dhe nëse jo shëmtohet.”
“Nëse All-llahu e don ndonjërin i dhuron atij butësi dhe ato shtëpi që s’praktikojnë butësinë i ndalohen mirësitë.”
“Tre cilësi nëse ndodhen tek ndonjë njeri Alll-llahu do ia mbulojë të këqiat dhe do e fusi në xhen-net:
a- Butësia ndaj të dobëtit dhe ndaj të pafuqishmit.
b- kujdesi ndaj prindërve.
c- Pëzemërsi ndaj atyre që administron.
Kur një njeri hyri në xhami dhe urinoi sahabet kur e panë u çuan ta rrahin kurse i Dërguari i All-llahut i ndaloi duke thënë: “Ne jemi dërguar për të lehtësuar dhe jo për të vështirsuar.”
“All-llahu e ka ndaluar që ta djegi zjarri i xhehen-nemit atë njeri që i butë, i përzemërt dhe i lehtë (jo i rëndë).”
“Ditën e gjykimit do të thërrasi një thirrës njerzit e mirë dhe ata nisen me shpejtësi për në xhen-net, melaiket i takojnë dhe i pyesin:
– Kush jeni ju që po nxitoni kaq shumë për në xhen-net?
– Ne jemi njerzit e mirë, dhe nëse na është bërë padrejtësi kemi duruar dhe jemi sjellur me butësi.”
Ka treguar i Dërguari i All-llahut që një popull e ka rrahur të dërguarin e tyre (pejgamberin e tyre) derisa e lanë në gjak. Dhe ai duke fshirë gjakun prej fytyre ka thënë: “O All-llah fale popullin tim se nuk dijnë se ç’farë po bëjnë!”
“Nuk është i fortë ai që mposht tjetrin por i fortë është ai që mposht zemërimin dhe e përmban veten.”
Kur mushrikët po e lëndonin të Dërguarin e All-llahut disa i thanë:
– “A nuk po e lut All-llahun që ta shkatërrojë këtë popull?”
– dhe ai ju përgjigj- “unë nuk jam dërguar për të mallkuar, por për të mëshiruar.”
Dhe kur u shtua edhe më shumë presioni ndaj të Dërguarit të All-llahut, All-llahu dërgoi Xhebrailin dhe me të edhe melekun e maleve. Pasi i dhanë selamin, meleku i maleve i tha:
– ” Më urdhëro dhe unë do t’i palos malet përmbi kokat e tyre!”
– dhe i Dërguari i All-llahut i tha- “Jo se ndoshta All-llahu do të nxjerri pasardhësve prej tyre që të afhurojnë All-llahun.”
Një mbret del për gjueti në shkretëtirë. Pasi largohet prej grupit e kap një etje e madhe dhe ujë nuk kishte. Aty pranë ndodhej një fshat. Ky me shpejtësi drejtohet për tek ky fshat. Papritur del një fëmijë i vogël që e tremb kalin dhe mbreti për pak sa nuk ra vetë, por ira kurora mbretrore. Ky nxehet dhe e rreh këtë fëmijë me kamzhik për vdekje. Pas pak del nëna e këtij fëmije që e kishte të vetëm dhe kjo grua ishte besimtare e mirë. Shikon fëmijën e saj të vdekur dhe një mbret të egër. Dhe pasi nuk i bën dot gjë u lut dhe tha: “O Zot im, je aq i butë saqë ky i paditur mendoi se Ti nuk ekziston dhe mori fëmijën e saj dhe mbreti duke u kthyer rrugës ndërroi jetë.”
Një ushtar pyeti një prej princave musliman, Ibrahim Ibn Ed’hem, ndërkohë që nuk e dinte që ishte princ, dhe i tha:
“Ku është qyteti (ndërtesat)?”
Dhe ky i tregoi me gisht nga varrezat. Ushtari kujtoi se ky po tallej me të dhe filloi t’i gjuante, derisa e gjakosi. Kur e mori vesh se ai ishte princi shkoi t’i kërkonte të falur dhe Ibrahimi iu përgjigj:
– “Kur ti po më rrihje mua, unë po e lusja All-llahun që të fuste ty në xhen-net.”
– Ushtari i tha- “E pse?”
– Ibrahimi i tha- “kur ti po më rrihje mua unë u tegova i butë mr ty duke shpresuar xhen-netin dhe durova, dhe prej kësaj unë përfitova shumë sevape, dhe se ti u bëre shkaku që ma dhe këtë sevap kaq të madh prandaj e luta All-llahun që të fuste ty në xhen-net.”
Një burrë e ofendoi dhe shau shumë keq Amr Ibn Ubejd dhe ky i fundit duroi derisa mbaroi pastaj i tha: “All-llahu ta shpërbleftë për gabimet që më tregove dhe ti faltë gjynahet që përmende.”
Një njeri i hodhi një grusht dhè një dijetari dhe nxënësit e tij çohen për ta rrahur por ai i ndaloi dhe i thotë: “Kush e meriton dënimin e zjarrit për një grusht dhè, ai e mori dënimin.”
Ka thënë i Dërguari i All-llahut (s.a.u.s.): “Mos u zemëro dhe për ty është xhen-neti.”
Ka thënë i Dërguari i All-llahut (s.a.u.s.): “Dija mësohet duke e kërkuar atë dhe butësia duke e praktikuar.”
Ka thënë All-llahu tea’la: “Dhe ecin nëpër tokë me thjeshtësi dhe kur i flasin injorantët thojnë paqe (selam)…” (Furkan 63)
Umer Ibn Hatab ka thënë: “Kërkojeni dijen që ta mësoni dhe t’ia mësoni të tjerëve, sepse dija të fal qetësi dhe butësi.”
Ka thënë Ali Ibn Ebi Talib: “Nuk është mirësi që të shtosh pasurinë dhe të kesh shumë fëmijë, por mirësi është të shtosh dijen dhe butësinë.”
Ka thënë Hasan El Basri: “Kërkojeni dijen dhe zbukurojenin atë me butësinë.”
Nëse dikush të shan përgjigju: Nëse je gënjeshtar All-llahu ta faltë gjynahun dhe nëse ke të drejtë All-llahu ma faltë gjynahun.
Një njeri po pyeste një dijetar: ” Kam një konflikt dhe nëse largohem kam frikë se do të më quajnë frikacak i nënshtruar, i poshtëruar dhe i pavlerë.” – Ai iu përgjigj- “I poshtëruar është vetëm i padrejti.”
Ka thënë Uehb Ibn Muneb-bih: “Kush mëshiron mëshirohet, kush hesht është larg konfliktit, kush është i paditur mposhtet, kush nxiton gabon, kush ndez sherrin nuk shpëton, kush nuk e len hipokrizinë do shahet, kush nuk e urren sherrin merr gjynah dhe kush zbaton rregullat e All-llahut ruhet prej Tij.”
I shkon lajmi Malik Ibn Dinar që dikush e shau dhe ky shkon dhe i thotë: “Kam marrë vesh se më ke sharë, pra ti qenke më bujar se unë ndërkohë që po ta bëjë unë atë veprim do të dhuroj nga të mirat e mija.”

Burimi:
albislam.com

Must Read