BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhYlli i njohur australian i ragbit Blake Ferguson është konvertuar në Islam

Ylli i njohur australian i ragbit Blake Ferguson është konvertuar në Islam

MË I NJOHURI NË RAGBIN AUSTRALIAN KTHEHET NË FENË ISLAME

Të premten, në xhaminë Zetland në Sidnej, ylli i njohur australian i ragbit Blake Ferguson është konvertuar në Islam. Siç është bërë e ditur, në konvertimin e tij ka ndikuar boksieri Anthony Mundine, i cili shpreson se kjo do ta ndihmojë ragbistin ta kthen karrierën e tij përsëri në rrugë të drejtë.

Mediat botërore kanë publikuar fotot e Fergusonit duke u falur afër Mundineas i cili, gjithashtu, pesë vjet më parë ka ndërmjetësuar në konvertimin e një tjetër ylli të ragbit, Sonny Bill Williams.
Për disa muaj karriera e Fergusonit ishte në rënie, pasi u shkarkua nga klubi Raiders për shkak të numrit të madh të incidenteve jashtë fushës, dehjes dhe drogës. Ai kishte provuar edhe më parë të largohet nga droga dhe alkooli, por dështoi.

Ferguson, të premten refuzoi t’u jepte ndonjë koment gazetarëve, duke thënë se çështja e tij është private dhe për këtë nuk dëshiron të flasë.” Ai ka menduar për këtë dhe në fund vendosi të konvertohej në Islam”, tha Mundine. “Për këtë ai do të flasë vetë kur të jetë gati. Për momentin ai i gëzohet ndryshimit të direktivave të jetës dhe gjendet në rrugën e duhur , nuk pi, nuk drogohet dhe nuk argëtohet. I është kthyer ngjyra e fytyrës. Ai dëshiron të bëhet një njeri më i mirë, por ende do të ketë mangësi, si të gjithë ne” tha Mundine.

Lojtari i cili dikur ka fituar 400,000 dollarë në vit, jeton me Mundinenë dhe nënën e tij.”Do t’ju dëshmoj atyre se kanë gabuar, in sh Allah”, tha ai. “Reagime do të ketë gjithmonë, unë e pres këtë. Të gjithë më shikonin se si po fundosem. Por,unë do t’ju dëshmoj se kanë gabuar, nëse e dini se çfarë dua të them. Duke jetuar me Anthonyn, unë kuptova se çfarë i kam bërë vetes. Ai jeton një jetë normale me përkushtim të admirueshëm. Kjo është ajo që më tërhoqi mua në Islam. 

Kurrë nuk kam qenë i pagëzuar, por i jam frikësuar Zotit. Deri tani, nuk është vështirë (pa alkool), sepse jam nën ndikimin e një mjedisi të mirë dhe njerëzve të mirë. Fytyra ime ka ndryshuar. Dukem dhe ndihem më mirë. Pamja ime fizike ka ndryshuar. Kjo do të më bëj më të fortë in sh Allah. Islami do të më bëjë një njeri dhe një ragbist më të mirë. Do të jam më i fokusuar, më shumë i angazhuar dhe më besnik. Të jesh lojtar i NRL-së, në të vërtetë është të punosh 24 -orë. Këtë nuk e kam vlerësuar në të kaluarën”, tha Ferguson të shtunën për ‘The Daily Telegraph’.Sipas regjistrimit të vitit 2001, në Australi jetojnë diçka më shumë se 300.000 muslimanë, në 20.000.000 banorë. 80 për qind jetojnë në qytetet Sidnej dhe Melburn. Nga numri i përgjithshëm i muslimanëve, 36 për qind kanë lindur në Australi, ndërsa të tjerët kanë imigruar.

Must Read