Duke medituar mbi një hadith
Ebu Seid el Hudriu përcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Të gjitha gjymtyrët e birit të Ademit kur gdhihet në mëngjes, i nënshtrohen gjuhës së tij dhe i thonë. Ki frikë Allahun! Ne varemi nga ti, nëse flet drejt, edhe ne veprojmë drejt, por nëse devijon, edhe ne devijojmë. (Trasmeton Ahmedi, sahih)
Fjala: “i nënshtrohen gjuhës” do të thotë i binden dhe i përulen asaj. Gjymtyrët i binden gjuhës, sepse ajo është posta e zemrës dhe zëdhënësja e saj, ndërmjetësja ndërmjet gjymtyrëve dhe zemrës.
Fjala: “Ne varemi nga ti” do të thotë se shpëtimi dhe shkatërrimi ynë varet prej teje, ndaj dhe thonë: “nëse flet drejt edhe ne veprojmë drejt, por nëse devijon edhe ne devijojmë”.
Ibn Kajjimi
“El Feuaid”