E gjithë qenia e njeriut i përket Zotit
Çfarë mund të ketë në dorë ai, që çdo gjë e tij është në duart e Allahut?! Shpirti i tij është në duart e Allahut, zemra mes dy gishtave të Mëshiruesit, i Cili e kthen atë si të dojë. Jeta, vdekja, lumturia, dështimi, lëvizjet dhe ndalesat, fjalët dhe veprat gjithçka janë në duart e Tij. Njeriu nuk mund të kryejë asgjë pa dëshirën dhe vullnetin e Zotit. Nëse Zoti e lë njeriun në duart e vetvetes, ai ka për të ngelur në duart e një të pafuqishmi, të humburi, neglizhenti, mëkatari, fajtori. Nëse do ta lërë në duart e dikujt tjetër, do ta lërë në duart e atij që nuk mund t’i bëjë as dëm e as dobi, që nuk mund t’i japë as jetë, as vdekje e as ndonjë jetë tjetër. Nëse e braktis, ai do të bëhet pre e armikut të tij dhe do të bjerë rob, në kurthin e tij. Ndaj, njeriu nuk mund të jetojë as edhe për një çast të vetëm larg Zotit, për të, Ai është një domosdoshmëri e pazëvendësueshme, për çdo çast që merr frymë, për çdo grimcë të trupit dhe shpirtit të tij, varfëria e njeriut dhe nevoja e tij për Zotin, arrin cakun e saj të fundit.
E megjithëkëtë, e sheh këtë njeri tek i shmanget Zotit dhe i kthen krahët Atij, e ndonëse ai ka së tepërmi nevojën, revoltohet ndaj Tij duke mëkatuar. Atë në harresë e ka lënë dhe shpinën ia ka kthyer, kështu pra, nesër tek Ai do të kthehet, e para Tij do të qëndrojë!
Ibn Kajjimi el Xheuzije
” El Feuaid”