Nga se u mashtrove?

Nga se u mashtrove?

Një nga gjërat më të habitshme, është ta njohësh Zotin dhe të mos e duash Atë, të dëgjosh atë që predikon për Të dhe të mos i përgjigjesh, të dish fitimin që do të marrësh po të punosh për të dhe i shërben dikujt tjetër, e di se deri ku shkon zemërimi i Tij dhe përsëri matesh me Të, pranon të shijosh dhimbjen e vetmisë që të jep mëkati dhe nuk kërkon shoqërinë e Tij me anë të devotshmërisë, ndjen dhimbjen e zemrës kur nuk flet për Të dhe rreth Tij, e megjithatë, nuk të merr malli të qetësohesh duke e përmendur аро duke e lutur Atë, e lidh zemrën me dikë tjetër dhe vuan e nuk largohesh për t’iu afruar qetësisë që të jep prania e Tij! Por, më e habitshme se e gjithë kjo, është ta dish se ti nuk mund të jetosh pa Të, dhe më së tepërmi ke nevojë për Të, e përsëri i kthen shpinën dhe jepesh mbas asaj që të largon prej Tij!

Ibn Kajjim el Xheuzije
“el Feuaid”

Must Read