Me lejen e Allahut,kjo është ajo çfarë ne themi rreth Teuhidit[1] të Allahut:
1- Teuhid ur Rububijeh
Kjo është të besosh në njëshmërinë e Allahut sipas veprave [ose shenjave] të Tij. Me fjalë të tjera, Allahu është i Vetmi Krijues, Furnizues dhe Mbajtës i punëve të krijesave të Tij, duke pasur liri të plotënë të gjitha çështjet e tyre të kësaj bote dhe tjetrës pa ndihmën e asnjë partneri.
Siç Ai vetë thotë: “Allahu është Krijuesi i të gjitha gjërave.”[Zumer/62]
Dhe Ai thotë: “Me të vërtetë Zoti juaj është Allahu, I Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, atëherë e vendosi Veten mbi Arsh.”[Junuz/3]
Edhe politeistët të cilët i adhuronin idhujt, e njihnin këtë lloj Teuhidi, megjithëse refuzonin idenë e ringjalljes. Megjithatë, ata nuk shikoheshin si muslimanë sepse ata shoqëronin zota me Allahun, adhuronin shumë hyjni krahas Tij dhe refuzuan të pranonin të Dërguarin, Muhammedin salallahu alejhi ue selam.
2- Teuhid ul Uluhijeh
Ky është lloji [i Teuhidit] i cili u refuzua totalisht nga Polteistët.
Allahu i Madhëruar thotë: Dhe ata [arabët paganë] habiten që një këshillues [Muhammedi] u ka ardhur atyre nga vetë mesi i tyre! Dhe mosbesimtarët thonë: Ky [i Dërguar i Allahut] është magjistarë, gënjeshtarë. Ai i ka bërë ai zotat [të gjithë] në Një Zot [Allah]? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!”[Sad/4-5]
Kur’ani përmban edhe disa versete të tjera të njëjta [me këtë]. Teuhidi në këtë rast kërkon prej individit që një person duhet t’i drejtojë të gjitha format e adhurimit vetëm Allahut përderisa vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe pra adhurimi i dikujt tjetër është totalisht falls [i padrejtë]. Në fakt kjo është çfarë “La ilahe ilallah”do të thotë: nuk e meriton askush adhurimin me të drejtë përveç Allahut siç Ai thotë:
Kjo nga që Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi [Zoti i vetëm i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me të] dhe gjithçka që ata [Politeistët] lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është batil [e rreme,e humbur]. Dhe vërtetë Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi. [El-Haxh/62]
3- Teuhid ul Asma uas-Sifat
Kjo është të besohet në të gjitha ato emra dhe atribute të Allahut të cilat gjenden në Librin e Allahut dhe në thëniet autentike të profetit salallahu alejhi ua selam; të besohet në ato në mënyrën më të përshtatshme të Qënies së Tij, duke mos zvogëluar asnjë nga atributet e Tij, duke mos mohuar asnjë nga ata, duke mos i kuptuar asnjë prej tyre në menyrë antropomorfike [duke i ngjeshur Allahut atribute njerëzore] ose duke interpretuar emrat dhe atributet e Tij në mënyrë figurative.
Kjo është përshtatur me ajetin e mëposhtëm të Kur’anit: “Thuaj: Ai është Allahu, Një; Allahu, I Përjetshmi dhe Absoluti; nuk ka lindur kënd dhe as nuk është I lindur prej kujt. Dhe nuk është askush si Ai.” [Ikhlas/1-4]
Dhe Ai thotë: “Nuk është asnjëgjë si Ai. Dhe Ai është Një i cili dëgjon dhe sheh.” [Shura/11]
Dhe Ai thotë: “Emrat më të bukur i takojnë Allahut, kështu thirreni atë me ato.” [Ara’f/180]
Dhe Ai thotë: “Për ata që nuk besojnë në Botën e Përtejme është përcaktuar shembulli i më të keqes, ndërsa për Allahun është më i larti shembull dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues”. [Nahl/60]