Meditime
Shiko ngado që do, mirëpo ki kujdes që sytë e tu të shohin diçka pos madhështisë së Tij!
Fol çfarë të duash, por detyroje zemrën tënde në brendësinë e së cilës gjuha të mos thotë gjë tjetër, përpos përmendjes së Allahut!
Dëgjo gjithçka, mirëpo bëje një vrimë në zemrën tënde, e cila do të të shpie tek Arshi i Mbretit absolut!
Mjaftohu me Të, me zemër, me shpirt, me mendime, me trup, me dëshira, me ëndrra dhe fantazi tua…
Nëse e kap lapsin, pyete veten: A do ta kënaq Zotin tim me këto gjëra të cilat po i shkruaj në këtë letër?
Nëse je bërë gati të flasësh, pyete veten: A jam duke thënë diçka me të cilën është i kënaqur Allahu?
Nëse e merr një qëndrim, shtroje këtë pyetje: A është ky qëndrim imi i dashur tek Allahu?
Bëje një alarm dhe vendose në vendin më të lartë të zemrës, dhe mësoje që të të thotë:
Çfarë është ajo që do Allahu? Çfarë është ajo që do Allahu? Çfarë është ajo që do Allahu?
Mjaftohu me Të në çdo moment! Nëse të del gjumi në gjysmë të natës, kujtoje Atë! Mos imagjino asgjë pa i shoqëruar këto imagjinata me kujtimin për Të, ngase mendja jote nuk funksionon mirë pa përmendjen e emrit të Tij. Meditimet dhe ëndrrat tua janë moçal i pistë, nëse nuk përkujtohet i Gjalli i Cili nuk vdes asnjëherë, e pas përkujtimit ky moçal shndërrohet në lumenj, pemë dhe zogj cicërues e melodikë.
Ali ibn Xhabir el Fejfi