BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeSahabet-ata që shpejtuan të pendohen

Sahabet-ata që shpejtuan të pendohen

Sahabet-ata që shpejtuan të pendohen

Njeriu sado që të arrijë gradë të lartë të imanit dhe zemërmirësisë ai nuk mund të bëhet i pagabueshëm dhe pa mëkate. Këtë gjë na e ka mësuar Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë:“Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im! Nëse nuk bëni mëkate Allahu do t’iu zhdukte, pastaj do të sillte njerëz që bëjnë mëkate e që kërkojnë falje e Allahu do t’ua falte„ (Muslimi)

Kur i erdhi vdekja Ebu Ejjub el Ensarit tha:“ Unë kam fshehur prej jush diçka që e kam dëgjuar prej Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Pra e kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke tënë: Sikur të mos bënit mëkate Allahu do të krijonte krijesa tjera që bëjnë mëkate dhe që ua falë Allahu„ (Muslimi)
Nisur nga ky realitet, shokët e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] – ata të cilët janë shembulltyrë në iman, devotshmëri e mirësi, megjithëse e kishin arritur kulminacionin e përpikshmërisë së islamit dhe mosbërjen e mëkateve përsëri vërëjmë tek ata pendim të thellë e të shpeshtë ndaj Allahut. Ata ishin njerëzit më fatlumë për të cilët Allahu thotë:“ All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.„ (Bekare-222)
Të shohim se si shpejtojnë sahabet për t’u penduar nga gabimet eventuale:
Transmeton Abdullah ibën Omeri [radijallahu anhu] i cili thotë:“ isha në një prej ekspeditave të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kështu që shumë njerëz u larguan nga fronti e unë isha njëri prej tyre. Thamë: ç‚të bëjmë pasi që u larguame me këtë meritojmë qortimin? Pastaj menduam: të hymë në Medine e të kalojmë natën. Thamë: t’i dalim para Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nesë ka pendim për ne mirë e nëse jo atëherë kemi mbaruar. Shkuam te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] para namazit të drekes. Pasiqë kërkuam leje Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pyeti: kush është? Ne jemi ata që ikën prej frontit – u përgjigjem. Ai tha: përkundrazi, ju ishit ata që sulmonit rreshtazi. Unë jam në grupin tuaj, unë jam në palën e muslimanëve. thotë Abdullah ibën Omeri: iu afruam dhe ia puthëm dorën.„ (Ahmedi)

Transmeton Halidi nga babai i tij i cili tregon se një ditë ka qenë duke punuar në treg. Aty pranë kishte kaluar një grua që mbante në duart e saj një fëmij. Njerëzit bënë një zhurmë kur panë këtë kurse unë shkova te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] cili ishte duke pyetur: kush është babai i këtij fëmiu? Ajo heshti. Një djalosh pranë saj tha: unë jam babai i tij o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi a.s u drejtua kah ajo dhe përsëri pyeti: kush është babai i këtij fëmiu? Djaloshi tha: unë jam babai i tij o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] hodhi shikimin drejt disave që ishin përreth tij dhe i pyeti për djaloshin. Të gjithë thanë se kishin mendim të mirë për atë të ri. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e pyeti djaloshin: a je i martuar? Po – tha ai. Pas kësaj Pejgamberi alejhis-selam dha urdhër dhe i riu u gurëzua. Transmetuesi vazhdon: gropuam një gropë dhe e vendosëm gabimtarin, pastaj e gjuajtëm me gurrëz derisa i doli shpirti. Më pas erdhi një njeri i cili pyeste për gabimtarin. E dërguam te pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe thamë: ky po e kërkon atë të flliqurin, e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ai është më i mirë se sa era e miskut. Njeriu që kishte pyetur kishte qenë babai i tij. Ne i ndihmuam atij për të larë kufomën dhe për ta varros. Nuk më kujtohet iu fal atij namazi i xhenazes apo jo. (Ahmedi dhe Ebu David)

Usame ibën Zejdi [radijallahu anhu] shumë thelbësisht e kuptoi rrezikun dhe e llogariti mëkat të madhë atëherë kur e vrau njeriun i cili shqiptoi shehadetin: la ilahe il-lallah ( nuk ka hyjni të vërtetë përpos Allahut) – (Usameja ishte duke luftuar me një mushrik dhe pasi që mushriku humbë forcën dhe bie në dorë të Usames ai deklaroi dëshminë mirëpo Usameja e vret atë sepse vërejti se politeisti e tha atë fjalë nga frika, sh.p.). Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e qortoi ashpër Usamen për këtë rast. Thotë Usameja:“dëshirova që mos të kisha qenë musliman deri para asaj dite.„ (Buhariu dhe Muslimi)
Usameja [radijallahu anhu] nuk u pendua pse e kishte pranuar islamin herët dhe që kishte luftuar bashkë me Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mirëpo ai u pendua për mëkatin kur shijoi hidhësinë e gabimit të tij. Ai dëshiroi që mos ta kishte bërë atë mëkat po edhe nesë çmimi do të ishte që të kishte pranuar islamin pas atij rasti.

Perceptimi i madhësisë së mëkatit dhe përbuzja e tij është argument i imanit të sinqertë dhe frikës ndaj Allahut [subhanehu ve teala]] ky është një hap i rëndësishëm për pendimin nga mëkatet. Atëherë kur mëkatet llogariten si asgjë dhe nënvlerësohen është afër vdekja e zemrës, Allahu na mbroftë nga një gjë e tillë.

Shkëputur nga libri “shebabusahabe”- Muhammed Duvejsh
Përktheu:Agim Bekiri
Redaktoi: Ramadan Ramadani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read