Urtësi
Kjo botë është si një kopsht ku hidhet fara, frutat e të cilave do të merren në jetën tjetër. Prandaj, çfarë të mbjellësh edhe do të korrësh.
Shkalla e parë e diturisë është heshtja; shkalla e dytë është të dëgjuarit; shkalla e tretë është të mbajturit mend; shkalla e katërt është të kuptuarit; shkalla e pestë është të vepruarit; shkalla e gjashtë është përhapja e saj mes njerëzve dhe shkalla e fundit: s’ka fund.
Të ndihmosh të tjerët është diçka e bukur. Të lutesh është diçka dhe më e bukur, por ka diçka që është dhe më e bukur nga të dyja, zemra e pastër dhe qëllimi i mirë.
Ki frikë prej atij që nuk i frikësohet Allahut.
Njeriu më i zgjuar në botë është ai që njeh vetveten.
Merr mësim nga pësimi i tjetrit.
Fjala është si shigjeta. Mos e hidh pa u menduar.
Dituria duke u bashkuar me urtësinë, fiton një thellësi që të merr mendtë.
Kur njeriu shkëputet nga veprat e mira, Allahu e ngarkon atë me telashe.
Përgatiti: Almedin Ejupi