Gjurmët e besimtarit praktikues
Çdo njeri i cili ecën mbi sipërfaqen e tokës lë gjurmë dhe shenja që tregojnë për lëvizjen e tij. Kur ecën në rërë, mbeten gjurmët e këmbëve, edhe kur ecën nëpër kopsht duken shenjat e lëvizjes.
Atëherë mund të pyesim: Ti ke disa vite që mëson dhe studion, ku janë gjurmët dhe rezultatet e diturisë tënde?
Ti ke disa vite që fal namaz, agjëron, ku janë gjurmët dhe rezultatet në shpirtin dhe trupin tënd?
Ti ke lexuar dhe mësuar shumë mbi kujdesin dhe respektin ndaj prindërve, a i ke parë rezultatet e suksesit?
Tani më lejo të të prezantoj përshtypjen e një punëtori udhëzues në sportelin e një spitali. Do të shohësh si i bëri dobi Islamit dhe muslimanëve. Mendoj që mund të lërë mbresë në ndërgjegjen tënde.
Punëtorë i thjeshtë i pranonte pacientët dhe i drejtonte në spital sipas nevojave të tyre. Por i suksesshëm dhe i vëmendshëm, ai shfrytëzoi pozitën që kishte për të urdhëruar dhe mësuar të mirën, ndaluar dhe penguar të keqen me veprim praktik.
Në sportel, kur vinte paciente grua, e drejtonte menjëherë te mjekja femër. Kur vinte ndonjë mashkull, e orientonte te mjeku. Në raste specifike, kur ishte i detyruar që femrat t’i drejtonte te mjeku, drejtonte gratë më të moshuara. Kështu i ruante gratë muslimane dhe burrat e tyre nga gjërat e ndaluara në fe, si shikimi i burrit në trupin e gruas dhe anasjelltas.
Vallë! A nuk është ky rast një shërbim i madh në Islam nga një punëtor i thjeshtë?
Vëlla! Thirrja islame ka nevojë për zgjim (ngritje), mund, angazhim, lodhje. Atëherë dije se sevapet e udhëzimit të të tjerëve në udhëzim të vinë edhe pas vdekjes.
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu