Të dua o i Dërguari i Allahut
Të dua o i Dërguari i Allahut, sepse Allahu të do dhe unë gjithashtu të dua.
Të dua o i Dërguari i Allahut, sepse dashuria për ty është afrim tek Allahu dhe adhurim për Allahun, bile prej adhurimeve më të mira.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse përmallohem për ty.
Te dua o i Dërguari i Allahut, që Allahu të na bashkojë mua dhe ty në xhenetin Firdeus.
Të dua o i Dërguari i Allahu sepse e lus Allahun të të shoh në ëndërr.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse historia jote është veprimi praktik i fesë së Allahut.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse historia jote është sqarim i ajeteve dhe dispozitave të Kuranit.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse jeta jote është fe dhe moral, ai që të pason e ngre Allahu, e ai që të kundërshton e poshtëron.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse fjalët dhe veprat e tua janë të mbushura me udhëzime, mirësi dhe dritë.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse fjalët dhe veprat e tua janë mirësi për ne në fenë tonë.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse ti ke bartur të gjitha vështirësitë dhe lodhjet që ne të jemi të qetë, tek ti kthehet e gjithë mirësia mbi ne pas mirësisë së Allahut.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse e gjithë historia jote është mësime, këshilla dhe urtësi për ne që t’i meditojmë dhe të përfitojmë nga ato.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse Allahu na ka thënë se ti je shëmbëlltyrë për ne dhe na ka urdhëruar që të dërgojmë salavate dhe selame.
Të dua o i Dërguari i Allahut sepse ti je ndërmjetësues, deshmitar, përgëzues, kërcënues dhe thirrës drejt Allahut me lejen e Tij.
Përktheu: Valdet Kamberi