A mund të bashkohet ehli suneti me rafiditë?
Pyetja:
I nderuar shejh, sipas dijes suaj ndaj historisë së rafidive, cili është qëndrimi juaj për bashkimin e ehli sunetit dhe rafidive?
Përgjigja:
Bashkimi mes të rafidive dhe ehli sunetit është i pamundshëm, sepse akidja (besimi) dallon. Akidja e ehli sunnetit është: njëshmëria e Allahut të Lartësuar, të veçuarit e Allahut me ibadet dhe ehli sunneti nuk i luten askujt përveç Allahut të Lartësuar, as engjëjve që janë më së afërmi tek Allahut dhe as pejgambereve. Ata besojnë se vetëm Allahu i Lartësuar e di gajbin (të fshehtën). Nga akidja e ehli sunetit është që t’i duam sahabët dhe të jemi të kënaqur me ta, si dhe të besojmë se ata janë krijesat më të mira pas pejgambereve; më i miri prej tyre është Ebu Bekër es Sidiku, pastaj Umeri, Uthmani, pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!).
Rafiditë janë kundër kësaj acideje. Ata e besojnë të kundërtën e ehli sunetit dhe për këtë nuk ka mundësi bashkimi apo afrimi i tyre. Sikur që s’ka mundësi të bashkohen çifutët, të krishterët dhe idhujtarët me ehli sunetin, kështu nuk ka mundësi afrimi mes rafidive dhe ehli sunetit, për shkak se këta të dy kanë akide të ndryshme, siç e sqaruam.
Marrë nga “Mexhmu fetaua ue mekalat muteneuia” të shejh Bin Bazit (Allahu e mëshiroftë!)
Përktheu: Eroll Nesimi
31.03.2007
Burimi: http://www.klubikulturor.com