Banorja e xhenetit
Ata ibën Ebi Rebah ka thënë:
Më tha një ditë Ibën Abasi: “A dëshiron të ta tregoj një grua që është nga banorët e xhenetit?”
Unë i thash: “Po.”
Ai tha: “Kjo grua e zezĂ« Ă«shtĂ« ajo!…” Erdhi nĂ« njĂ« rast te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tĂ«!) dhe i tha: “O i DĂ«rguar i Allahut, mua mĂ« bie tĂ« fikĂ«t (humbĂ« vetĂ«dijĂ«n) dhe gjatĂ« asaj kohe mĂ« zbulohen pjesĂ«t e trupit , lute Allahun pĂ«r mua!”
I Dërguari thotë (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) nëse do të bësh sabër (durim) dhe për ty do të jetë xheneti kompenzim, nëse dëshiron do të bëjë lutje që Allahu të të shëroj.”
Ajo tha: Do të bëjë durim.
Pas pak tha prap: “Unë (në ato momente) zbulohem, lute Allahun për mua të mos zbulohem!” Profeti (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) bëri lutje për të që të mos zbulohet.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi
Disa dobi nga hadithi.
Prej dobive nga ky hadith mund të cekim:
– Esenciale tek Allahu Ă«shtĂ« devotshmĂ«ria e jo ngjyra apo çfarĂ« kategorie i takon njeriu.
-Nga hadithi nxjerrim vërtetimin e humbjes së vetëdijes e ajo është dy lloje:
a) Humbja e vetëdijes për shkaqe natyrore (shkaku i sëmundjes)
b) Humbje e vetëdijes për shkak të hyrjes së xhinit në trup.
– Ajo qĂ« e brengoste atĂ« grua ishte se i zbuloheshin pjesĂ«t e trupit.
– Nga hadithi gjithashtu nxjerrim se i lejohet muslimanit tĂ« kĂ«rkojĂ« nga dikush tĂ« bĂ«jĂ« lutje pĂ«r tĂ«.
– NĂ«se njeriun e godet njĂ« fatkeqĂ«si e sprovim dhe bĂ«nĂ« sabĂ«r me bindje nĂ« Allahun do tĂ« ketĂ« shpĂ«rblim xhenetin. Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “…ndĂ«rsa tĂ« durueshmĂ«ve u jepet shpĂ«rblimi i tyre pa masĂ«.”
– Shohim se si bĂ«ri durim gruaja nĂ« kĂ«tĂ« sprovim tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke patur mundĂ«si tĂ« zgjedhĂ«, sepse e dinte çfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« kesh kompensim xhenetin.
– Kjo botĂ« nuk kishte vlerĂ« nĂ« syrin e kĂ«saj gruaje.
-Kujdesi i kësaj gruaje të mos zbulohet edhe në ato momente kur humb vetëdijën.
E ku është shembulli i kësaj gruaje sot kur femrat muslimane përkujdesen që të jenë pjesët e trupit të tyre sa më shumë të zbuluara dhe tërë këtë e bëjnë duke qenë në kulminacionin e vetëdijes.
Kjo botë në syrin e kësaj gruaje ishte e pavlerë, sëmundja e parëndësishme, humbja e vetëdijës, mundimet gjatë momenteve të smundjes të gjitha këto ishin të parëndësishme në syrin e saj, por ajo që e mundonte më së shumti ishte zbulimi i pjesëve të trupit, prandaj edhe e meritoi xhenetin.
Abdurrahman Suhejm
Përktheu: Alaudin Abazi





















