Myftiu i çmendur

 

Myftiu i çmendur

Është treguar se Abdullah ibën Mes’udi – Allahu e mëshiroftë – të ketë thënë:

“Pasha Allahun, Ai i cili iu jep njerëzve gjykime fetare (Fetva) për çdo pyetje që e pyesin është i çmendur (mexhnun).”

 

Ibën Battah El-’Ukbari, Ibtal El-Hijal, artikulli 81, et al.


Imam Ibën Battah (v. 304H) me keqardhje dhe pikëllim komenton:

Kështu që, këtu Ibën Mes’udi, duke u betuar në Allahun se, ai person i cili ju jep njerëzve gjykime fetare për secilën pyetje që e pyesin është i çmendur. Dhe [tani] nëse një person do të betohej, ai nuk do të thyente betimin, dhe nëse një person do të thoshte, ai do të fliste të vërtetën se: shumica e Myftive të kohës sonë janë të çmendur. Sepse, është vështirë që të gjesh ndonjë njeri i cili pyetet rreth një çështjeje të pauzoj dhe të vras mendjen kujdesshëm përpara se të përgjigjet, e duke pasur frikë Allahun dhe duke sjellë në mendje se Allahu është duke e vëzhguar, dhe duke u frikësuar se Ai do t’i thotë: Ku gjendet baza e përgjigjes sate? Përndryshe, shumica prej tyre shqetësohen se do t’u thuhet: kështu dhe kështu është pyetur dhe ai nuk kishte përgjigje.

 

Referenca: http://www.sayingsofthesalaf.net

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Përshtati: M. M.

 

Must Read