Porosia nga një dashamirë
Vëlla i dashur, sa më vjen turp kur e mar lapsin për të shkruar letër ty. Shembulli im i ngjan një borxhliu i cili vjen për ta kthyer borxhin me vonesë. Ky njeri ecën përreth murit dhe e troket në derën, duke iu lutur All-llahut që mos ta hapë derën borxhdhënësi, por le të jetë ai që e hapë derën ndonjë fëmijë i tij i vogël, që tia japë borxhin atij dhe të iki me shpejt dhe të fshihet nga ai një kohë të caktuar. Mendoj se unë nuk dalloj shumë nga ky borxhli. Sa shumë kam dëshirë ta dërgojë këtë letër nëpërmjet ndokujt që të njeh ose të ka farefis, ose tek e fundit të vjen era e ta mer këtë letër për ta dërguar ty, që të ma lehtësoj lodhjen e takimit me ty, i cili është i përzier me turp borxhliu. Mirëpo dëshira dhe shpresa ime është e lidhur me natyrën dhe moralin tënd të lartë, i cili më jep guxim të qendroj para teje me këtë letër në dorë, duke mos më shoqëruar frika e e borxhit.
Ndjenja shumë të çuditshme më kapluan kur lexova letrën tënde, ku kërkoje nga unë këshillë: vallë këto janë ndjenja të gëzimit për vazhdimin e besimit dhe dashurisë mes nesh?!
Ose ndjenja e frikës se nuk kam forca ta kryej këtë detyrë?!
Ose ndjenja e dobësisë që më ndalon ta këshilloj atë që ka pozitë të lartë të fesë dhe moralit?!
Ditë të tëra nuk munda ta përcaktoj realitetin e ndjenjave të mia dhe qëndrimin tim ndaj kësaj letreje, derisa përfundova në dy gjëra që s’pranojnë të tretën: ose ta kthej këtë letër ose mos ta kthejë.
Që këto dy solucionet ishin shumë të fuqishme saqë nuk mundesha ti jipem njërës dhe ta leja tjetrën. Mirëpo vendosa ta kthej këtë letër, për ta kryer obligimin tim fetar ndaj besimtarëve, e ndoshta All-llahu bën që të ketë dobi për mua dhe për ty në këtë prosi.
Pika e parë: Shoqëruesi yt në këtë rrugë.
Vëlla i nderuar. Sa e rëndë është rruga dhe sa e largët për ate që udhëton vetëm, të cilët nuk marin me vete shoqërues që do tia lehtësoj vështirësitë e rrugës dhe udhëtimit. Muslimani në këtë jetë është udhëtar, ka nevojë për shoqërues në këtë udhëtim, ndihmëtar në këtë betejë, gjersa të arrijë te qëllimi dhe synimi i tij. Sa i lumtër do të jetë ai njeri që ka shoqëruesin e vet në këtë rrugë një njeri të mençur, mendjeprehtë dhe të devotshëm! Sa fatkeq do të jetë nëse shoqëruesi i tij nuk do të jetë i tillë!
Besimtari është i fuqishëm me vëllezërit e tij, kurse i dobët kurë shtë i vetëm, andaj do të mbetët i fuqishëm derisa është në shoqërinë e njerëzve të zgjedhur dhe burrave të mirë, sepse “ujku e hanë delen që ndahet nga kopeja”.
Ndihem shumë budalla kur flas për rëndësinë e vëllaut të sinqertë dhe shoqërisë së mirë. Kjo është një e vërtetë që është bërë prej gjërave të padiskutueshme!
Ndoshta disa djelmosha të cilët kanë kaluar një kohë të gjatë në udhëzim do ta kontestonin porosinë e shoqërimit me njerëz të mirë dhe të kapurit fort për ta, mirëpo ata janë në gabim në këtë kontestim, sepse besimtarët në çdo rast, pa marë para sysh se çfarë shkalle ka arritur kanë nevojë për vëllezër të vet, bile edhe Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e porositë All-llahu duke i thënë:
“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (18:28).
Sa çmenduri e madhe është kryelartësia!!
Pika e dytë: Shoqëria kërkon kujdes.
Gabim është, bile është mendjelehtësi të mendosh qe shejtani do të dorëzohet nga lufta nga disfata e parë që do ta përjetoj në këtë luftë, ose do të largohet prej nesh nga qëndrimi i jonë serioz me vetveten. Nëse pak më parë aludova në rëndësinë e shoqërisë së mirë, atëherë medoemos të aludoj në dy pika të cilat shejtani mundohet të na i imponoj:
a) Të mendojmë se kemi gjetur shoqëruesin e mirë pasi që shoqërohemi me një shoqëri të mirë. Kjo na shtyen të besojmë se jeton me një mik të mirë nga vet fakti pse ai shoqërohet më një grup në përgjithësi i mirë, duke harruar se dobia e madhe vjen nga njerëzit e veçantë të atyre burrave të mirë. Disa njerëz zgjedhin njerëzit më të dobët nga kjo shoqëri dhe prej tyre marin sjelljen dhe moralin e tyre, duke lënë pas shpine burrat e zgjedhur dhe të veçantë prej tyre, me argument se kjo shoqëri në përgjithësi është e mirë. Vazhdon në dobësim dhe ulje me këtë mik të vetin derisa ta harrojë veten dhe ti kalojnë shumë të mira.
Ibn Kajjimi rahimehull-llah tregon të metat e shoqërimit me disa vëllezër dhe thotë:
“Shoqërimi me vëllezër është dy llojesh:
Një: shoqërim për rehati dhe kalim kohe. Ky shoqërim është më i dëmshëm sesa i dobishëm, dëmi ma i vogël është prishja e zemrës dhe humbja e kohës.
Dy: shoqërim me vëllezër për bashkëpunim në gjetjen e shkaqeve të shpëtimit, për të këshilluar njëritjetrin në të vërtetë dhe në durim. Ky shoqërim është më i mirë dhe më i dobishëm, mirëpo i ka tre të meta: zbukurimi para njëri tjetrit, bisedimi dhe shoqërimi ma tepër se nevoja dhe shndërrimi në epsh dhe adet që nuk e luan rolin e vet.
b) Të mjaftohesh me rolin e mësuesit dhe edukatorit. Edhe pse ky rol është shumë i ndershëm dhe i rëndësishëm, mirëpo, gjithashtu, kujdesi për tu shoqëruar me njerëz të vyeshëm, të mençur dhe të devotshëm është gjë e rëndësishme. Krejt kjo me qëllim që mos të bëhet mendja e njeriut, me kalim të kohës, mendje fëmije në trup të burrit. Maturia është e mirë dhe e kërkuar në çdo gjë.
Pika e tretë: Jetë pa shpirtë.
Sa jetë e keqe është jeta pa shpirtë. Tek e fundit smund të ketë jetë pa shpirtë, andaj secili që kërkon vazhdim të jetës pa shpirtë është sikur ai që kërkon të pamundurën. All-llahu thotë:
“Po kështu me urdhërin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin).” (Esh-Shura: 52)
Subhanall-llah! All-llahu quajti Kur’anin shpirtë, andaj kuptojmë se ska jetë të vërtetë pa Libër të All-llahut dhe ska lumturi në dunja dhe ahiret pa Libër të All-llahut. Kur’ani është kënaqësia e atyreve që kërkojnë kënaqje dhe lumturi, është litar i All-llahut i fortë dhe rruga e Tij e drejtë.
Gjëja që ma së miri e edukon njeriun dhe i edukon shokët e vet është ulja me frikërespekt me Kur’anin, larg nga të metat dhe njollat e kësaj bote. Sa e mirë është lidhja me litarin e qiellit, atëherë kur këputen litarët e tokës! Sa mirë është hyrja në dyert e qiellit, atëherë kur mbyllen dyert e tokës! Kënaqësinë më të madhe e përjeton njeriu me Librin e All-llahut, atëherë kur pushojnë sytë dhe thellohen njerëzit në gjumin e tyre, atëherë ngrihen burrat e mirë për të lexuar Fjalën e All-llahut me frikërespekt të sinqertë dhe me modesti të plotë, atëherë i mbulojnë melekët me mëshirë, sepse “Vërtet, leximi i Kur’anit në agim është e përcjellur”. (17:78).
Kujdesu të lexosh Kur’an, ta mësosh përmendsh, të lexosh libra të tefsirit, të meditosh rreth ajeteve të Kur’anit dhe të jetosh duke lexuar pjesë të caktuar për çdo ditë. Asnjëherë mos e këput kontaktin tënd me Librin e All-llahut, duke u larguar nga lozjet dhe pengesat e kësaj bote.
“Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë”. (41:35).
Pika e katërt: Bëhu njeriu më i mëshirshëm ndaj njerëzve.
Vëlla fisnik. Sa të dhemb kur të shohësh ndokënd që ka probleme. Të dhemb ajo që i dhemb atij dhe qanë për atë që qan ai.
Sa i mëshirshëm je kur ndokush e zgjat dorën, sinqerisht, për ti ndihmuar.
Sa ma i mëshirshëm je kur e lodh veten për ti ndihmuar, duke i dhënë përparësi edhe para vetes.
Mirëpo dije se, të mëshiroftë All-llahu, do të jesh njeriu më i mëshirshëm ndaj njerëzve, atëherë kur do t’i thërrasësh në rrugë të All-llahut, atëherë kur do tua paraqesësh dritën e udhëzimit dhe kur ti shpëtosh nga errësira e humbjes.
Thirrja në rrugë të All-llahut është detyrë e Pejgamberëve që kanë qenë para nesh, kurse ne kemi nder të bëjmë të njejtën punë dhe të ecim të njejtën rrugë. Dije se thirrja më e madhe në rrugë të All-llahut është edukimi i fëmijëve ta duan All-llahun dhe ta duan Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], largimi i tyre nga kënetat e amoralitetit. Këtë e thamë në këtë kohë kur një grup njerëzish e nënvlerësojnë detyrën e edukatorëve duke i etiketuar se janë shkurtëpamës, mendojnë sipërfaqësisht dhe miren me arsimimin e fëmijëve.
Vëlla i dashur.
Edukimi i djemve të rinj në ibadete dhe devotshmëri është sfera më e lartë e thirrjes në rrugë të All-llahut, rezultatet e të cilës nuk i sheh askush përveç atij që është largpamës, të cilëve All-llahu ua ka mundësuar ti kuptojnë këto gjëra. Andaj, ata që mendojnë sipërfaqësisht dhe që kërkojnë rezultatet të shpejta le të kullosin livadhet e mendjelehtësisë së tyre dhe le tia lënë këtë gjë atyreve që e meritojnë.
Edukatorët janë prodhuesit e burrave, ngritësit e civilizimeve dhe ndryshuesit e historisë. Secila thirrje që posedon sa ma shumë edukator të sinqertë, është thirrje e cila zgjat shumë kohë, është thirrje që i thellon rrënjët thellë në tokë, thirrje të cilës nuk mund ti bëjë dëm asnjë sprovë dhe fortunë.
Pika e pestë: Mos u bë qiri.
I mjeri qiri. Sa i dhimbshëm është fakti që ai digjet për ti ndriçuar tjerët!
Sa i dhimbshëm është fakti që të digjet thirrësi për njerëzit, e ata të ndriçohen me këtë dritë!
Kam për qëllim, lënjen pas dore të vetvetes kur të arrijë njeriu një etapë të jetës së vet duke menduar se plakja i mjafton nga edukimi personal i vetvetes, ose marja me aktivitet të thirrjes mjafton nga kujdesi për vetveten. Kjo është një rrezik i madh, sepse ai që se ka një gjë nuk mundet me ta dhënë. Pastaj , thirrësi vazhdimisht është në pozitë të shembëlltyrës, andaj duhet gjetur metodë për edukim personal, metodë për ta ngritur imanin e vet, metodë për tu kujdesur për zemrën dhe për ta kultivuar devotshmërinë e tij, që mos të bëhemi sikur qiriu, të digjemi e tjerët të kënaqen me dritën tonë.
Pika e gjashtë: Trashëgimia e pejgamberëve.
Edhe pse thirrja në rrugë të All-llahut është e rëndësishme dhe me vlerë, ashtu sikur përmendëm ma parë, mirëpo mundet ti bëhet shkatërrim nëse nuk ka bazë të fortë dhe material origjinal, nëse nuk ka dituri fetare. All-llahu thotë:
“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët”. (12:108).
Secila thirrje, pa marur para sysh aktivitetin e saj, është thirrje e zbrazët nëse nuk përmban dituri të pjekur, bile mundet të jetë thirrje në injorancë, andaj dalja e xhemateve të devijuara është rezultat i thirrjeve të zbrazura nga dituria fetare e vërtetë.
Secili ibadet që nuk bëhet në përputhje me udhëzimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pa marur para sysh sa shumë është, është mangësi dhe e metë, sidomos kur i mungon dituria e sherijatit. Dalja e xhemateve të devijuara është vetëm rezultat i përhapjes së madhe të injorancës në radhët e tyre.
Në dituri ka jetë të cilën nuk e di ai që se ka shijuar ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e saj. Besoj se po pati njerëz të zgjedhur në një shoqëri, atëherë dijetarët janë të parët e tyre. All-llahu thotë:
“Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët”. (35: 28)
Pika e shtatë: Sinqeriteti që ka nevojë për sinqeritet.
All-llahu thotë:
“…për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë”. (67: 2)
Pra, All-llahu i Lartësuar në këtë rast ka bërë bazë të mbivlerësimit, mirësinë, e nuk e ka bërë numrin e madh, pra sqenka me rëndësi numri i madh, por lloji dhe gjinia e mirë.
Ma së miri që ndihmon në përmirësimin e një vepreje dhe meritimin e cilësisë “i mirë”, është sinçeriteti. Bile sinqeriteti është materiali i vërtetë i një vepre, sepse pa te, ekzistimi i një vepreje dhe mosekzistimi është i barabartë.
Vëlla i nderuar. Sa vuajnë njerëzit e drejtë për sinqeritet, mirëpo nuk është kjo gjë problem, sepse hapi i parë drejt arritjes është vuajtja për atë gjë. Por medoemos duhet shoqëruar këtë me durim dhe insistim, nëse dëshiron të arrijë njeriu në qëllimin dhe synimin e vet, edhe pse kjo mund të vonoj. Vazhdimisht ki frikë nga mahnitja me veprat tuaja, sepse disa dijetarë të selefit kanë thënë: “Kush mendon se në sinqeritetin e tij ka sinqeritet, atëherë sinqeriteti i tij ka nevojë për sinqeritet”.
Vëlla i nderuar. Këto porosi që i kam përmendur, për të cilat, unë, vall-llahi, kam ma shumë nevojë se ti, ndoshta nxisin te ti ambicje të punës dhe gjallëri të prodhimit, kurse kjo është ajo që e shpresoj. Ndodh që njeriu në fillim mos të mundë të arrijë realizimin e krejt këtyre gjërave, mirëpo s’prishë punë. Le të provon sërish, le të lufton, le të duron derisa të arrijë qëllimin e vet. Mos mendo se kjo gjë është e lehtë, por është një synim për të cilin njerëzit kanë dhënë edhe shpirtin. Zbritja çmimin gjës së shtrenjtë për të arritur këtë qëllim, All-llahu të drejtoftë në rrugë të drejtë, “E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne”. (29: 69).
Në fund, vëlla i nderuar. Kërkoj falje për mangësinë që kam shprehur gjatë këshillimit tim dhe sjelljes së keqe që kam paraqitur gjatë përmirësimit tënd. Ky është mund i njeriut më pak dituri, andaj shpresoj se do të më falësh dhe nuk do të ma zësh për të madhe dhe dije, të mbroftë All-llahu, se këto fjalë i kam shkruar pas një mëdyshje të madhe, sepse e dija se jam i dobët dhe kam pak dituri.
All-llahun e lus që të më ndihmojë mua dhe ty në realizimin e aspiratave tona, të na i fal gjërat që i bëjmë pa dije dhe tejkalimin e kufijve tona.
Përktheu: Fatmir Idrizi, Kajavë