BallinaPraktikaRamazaniVENDI I AGJËRIMIT NË ISLAM

VENDI I AGJËRIMIT NË ISLAM

VENDI I AGJËRIMIT NË ISLAM

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Agjërimi është një prej pesë shtyllave dhe më i miri prej adhurimeve, sepse Allahu e veçoi atë për Veten, i cili thotë në hadithin kudsij: “Çdo punë e birit të Ademit është e tij me përjashtim të agjërimit, i cili është i Imi dhe shpërblej me të …” Buhariu dhe Muslimi.

Ky është një adhurim që nuk shfaqet dukshëm, por është i fshehtë midis robit dhe Zotit. Imitimi në të është faktor i një vëzhgimi të sinqertë në ndërgjegjen e besimtarit, ku nuk mund ta prekë syefaqësia.

Agjërimi edukon te besimtari vëzhgimin e Allahut, frikën ndaj tij. Ai ndalet prej epsheve vetëm nëse i frikësohet Allahut. Mund të hajë, pijë kur nuk e shikon ndokush, por e di që Allahu e shikon. I nënshtrohet urdhrit të Tij dhe për shkak të Tij largohet nga to. Ky qëllim fisnik pakëson qejfet e shumta që janë te njerëzit. Në fund të ajetit të agjërimit Kurani citon: “…me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar)…” Bekare, 183. Kjo është prej veçorive nga më të rëndësishme të agjërimit, ajo është urtësia dhe qëllimi i fesë në tërësi. Është prej veçorive të sheriatit, është frika e cila nënkupton ruajtjen e vetes prej debateve dhe epsheve. Allahu thotë: “O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush…” Bekare, 183.

Allahu thotë: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindët, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.” Dhariat, 56.

Muaji i agjërimi është një prej shtyllave që islami i njeriut plotësohet vetëm me të. Në të është nata më e mirë se një mijë muaj. Është muaji që Allahu veçoi në të zbritjen e Kuranit. Ai thotë: “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)…” Bekare, 185.

Allahu thotë: “… Nata e Kadrit është më e vlefshme se sa njëmijë muaj!…” Kadër, 3.

Marr nga:
Përktheu: Tomor Boriçi
Burimijetes.info

Must Read