BallinaAKIDEAjo që e kundërshton AkidenI Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) është pyetur për mëkatet e mëdha!

I Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) është pyetur për mëkatet e mëdha!

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) është pyetur për mëkatet e mëdha, e në atë rast ka thënë: “T’i bëhet ortak Allahut në adhurim, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe dëshmia e rreme.”
(E shënojnë Buhariu, numër 2653 dhe Muslimi, numër 88)

Komenti:
Në këtë hadith, i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) na tregon për katër gjëra, të cilat janë prej mëkateve dhe gjynaheve të mëdha. Mëkatet e mëdha që i ka përmendur i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) në këtë hadith janë katër:

I pari: T’i bëhet ortak Allahut në adhurim (shirku, idhujtaria). Kjo, se t’i bëhet Allahut ortak në adhurim (është vepër që) e nxjerr muslimanin nga Islami dhe e fut në mosbesim, njëherazi është shkak për të qenë i përhershëm në Zjarr, siç thotë Allahu: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut (bën shirk), Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe vendstrehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.”
(El Maide, 72)

I dyti: Mosrespektimi i prindërve, bie fjala, braktisja e tyre, ndërprerja e lidhjeve me ta, lëndimi i tyre me fjalë e vepra, mosbindja ndaj tyre dhe t’u bëhet keq në forma të ndryshme.

I treti: Mbytja e njeriut. Vrasja është mëkat i madh, është shkak për zemërimin e Allahut dhe është shkak për të hyrë në Zjarr, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En Nisa, 93)

I katërti: Dëshmia e rreme, pra, e gënjeshtërt. Andaj, ai që dëshmon kundër dikujt rrejshëm, ka thënë një fjalë të keqe dhe ka bërë mëkat të madh.

Është obligim për besimtarin që të jetë i çiltër dhe i drejtë në çdo gje, fjala vjen, të jetë i drejtë kur të dëshmojë. Andaj, kur t’i kërkohet atij të deshmojë për një gjë, kudo qoftë, në gjykata ose diku tjetër, le të dëshmojë drejt e çiltër dhe t’i largohet rrenës e gënjeshtres, që të mos bjerë në një nga mëkatet e mëdha.

Burimi:
Libri: “Dyzet hadithë për fëmijë”
Autor: Muhamed ibn Sulejman el Muhema

Must Read