Sëmundjet e zemrës!!
Sëmundjet e trupit janë të njohura ndërsa sëmundjet e zemrës kthehen tek dy gjëra:
E para: Sëmundjet e dëshirave (esh-shehauat), burimi i të cilave është el-heua (epshi).
E dyta: Sëmundjet e dyshimeve (esh-shubuhat), burim i të cilave është injoranca (el-xhehl).
Përsa i përket të parës: Sëmundjet e dëshirave, burimi i të cilave është el-heua është ku njeriu e njeh të vërtetën, por e kundërshton atë, për shkak se ai ka heua që bie ndesh me atë që erdhi Profeti -alejhis selam-.
Kurse e dyta: Sëmundja e dyshimeve, burimi i të cilave është injoranca (el-xhehl), ngaqë injoranti vepron të kotën duke e pretenduar (menduar) atë si të vërtetë. E kjo është sëmundje e rrezikshme.
“Sherh dua el kunut el vitr”, Ibn Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-, fq. 8.