Vlerat Relative
Enes ibën Maliku – radiAllahu anhu – ka thënë:
Ju njerëzit sot bëni gjëra të cilat i konsideroni më pak të rëndësishme se një fije floku, ndonëse ne, gjatë kohës së Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i konsideronim ato mëkate shkatërruese.
Transmeton Imam Buhariu në Sahihun e tij, kapitulli rreth mëkateve që shihen si të parëndësishme por që duhen shmangur.
Burimi: www.sayingsofthesalaf.net
Shënim: Allahu i madhëruar na ka treguar se cila është e mira dhe e keqja. Ai, I Lartësuari, e di se çka është e mirë dhe e keqe. Të vepruarit e gjërave që ai ka urdhëruar sjell lumturi, ndërsa abstenimi nga gjërat që ai ka ndaluar largon nënçmimin, sprovat dhe jetën e vështirë. Nuk duhet asgjë të konsiderohet e vogël nëse është mëkat, poashtu nuk duhet edhe e mira të nënvlerësohet. Të gjithave ju jepet shpërblimi nga Allahu i madhëruar.