Një nga dijetarët thotë se et-Tevvab(emër i Allahut) është Ai, që ua lehtëson robërve rrugët e pendimit. Kjo nënkupton situatën kur njeriu është i shkujdesur përballë një realiteti, i zhytur në ndonjë gjynah pa e vërejtur, dhe Allahu intervenon te ai me emrin e Tij et-Tevvab duke ia hapur rrugën dhe duke ia lehtësuar hapat e përmirësimit në mënyra të ndryshme.
Për shembull ti vjen në ligjëratë për të dëgjuar dhe për të përfituar nga feja e Allahut ku mund të dëgjosh ndonjë argument, ajet a hadith me karakter kërcënues, që ta shton imanin, pra dëgjon argumente që ndikojnë në bindjen tënde përbalë një realiteti.
Për më shumë, kur të dalësh prej ligjëratës, del me një keqardhje dhe me vetëdijen se duhet të jesh më i mirë. Më saktë, keqardhjen që ti e ndien e mundëson Allahu, së pari duke ta mundësuar ta dëgjosh atë që duhet, pastaj duke ta mundësuar të arrish shkallën e duhur të keqardhjes që mundëson përmirësimin.
Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen e një gjynahu të caktuar, por kemi të bëjmë me të gjitha sebepet që i duhen njeriut në procesin e përmirësimit të tij, qoftë kjo duke u larguar nga gjynahet, qoftë duke e përmirësuar kualitetin e adhurimeve.
Duke pasur parasysh tërë këtë, të thënët e tonë estagfirullah ve etubu ilejhi (Kërkoj falje nga Allahu dhe i pendotem Atij) duhet të marrë një kuptim tjetër, jo të mbetet vetëm fjalë goje.
Hoxhë Enis Rama