BallinaTEZKIJEDashuriaCili është shoku(miku) i vërtetë?

Cili është shoku(miku) i vërtetë?

Cili është shoku i vërtetë?

Përkufizimi im personal për mikun e vërtetë është:

Mik i vërtetë është ai që më pranon kështu siç jam, me të gjitha të metat e përparësitë, me pikat e mia të dobëta dhe të forta. Kështu, qëndrimin më të mirë të shokut tim karshi meje mund të shpreh me frazat: “Më pëlqen për shkak se…”, “Të dua pavarësisht…”

Ky është miku i vërtetë sipas meje.

– Miku i sinqertë do të qëndroj pranë në kohë të vështira dhe do të mbështesë, duke mos të lënë vetëm kurrë.

– Miku i vërtetë të beson pa marrë parasysh se çfarë të ndodhë, mu ashtu siç shprehet në një urtësi të vjetër: “Askujt mos ia arsyeto veprimet tua sepse, miqtë nuk kanë nevojë për arsyetime ndërsa armiqtë nuk të besojnë.” Nuk e ke patjetër t’ia dëshmosh veten dikujt që ta ruash miqësinë e tij të sinqertë.

– Pavarësisht se çfarë flet ose vepron, miku yt i sinqertë do të pranojë siç je, duke mos të kritikuar për të metat personale që ke, megjithëqë nuk është se ta bën rrafsh. Ama, prapë, në publik, flet vetëm mirë për ty.

– Kur ta fitosh miqësinë e dikujt , do ta fitosh edhe respektin e tij. Miqtë e vërtetë të respektojnë ty dhe vendimet tua, duke dhënë më të mirën nga vetja e tyre që të të ndihmojnë sa herë të kesh nevojë për ata.

– Miku i mirë nuk të flet keq pas shpie. Përkundrazi, po dëgjoi ndonjë thashetheme për ty, do ta luftojë. Nuk lejon të të përbaltet emri dhe as të të ulet reputacioni. Atë që nuk ta thotë në sy, nuk ta thotë kurrë.

– Duke mësuar si të zësh miqësi të sinqerta, do ta përvetësosh artin e raporteve njerëzore. Kjo për shkak se formimi i lidhjeve dhe ruajtja e tyre është një punë goxha e vështirë që do xhentilesë, zgjuarsi dhe, besa, edhe diplomaci.

Dr. Ibrahim Fekij
“Magjia e fjalës”

Must Read