BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiNjerëzit në raport me hidhërimin dhe pajtimin janë katër kategori

Njerëzit në raport me hidhërimin dhe pajtimin janë katër kategori

Urtësi

Njerëzit në raport me hidhërimin dhe pajtimin janë katër kategori:
1. Ai që vështirë se hidhërohet ndonjëherë, por nëse hidhërohet, pajtohet shumë shpejt.
2. Ai që hidhërohet shpejt por edhe pajtohet shpejt.
3. Ai që hidhërohet shpejt dhe pajtohet ngadal.
4. Ai që hidhërohet shpejt dhe nuk pajtohet asnjëherë (e mban hidhërimin vazhdimishtë në vete).

Kategoria e parë i përket muslimanit të sinqertë, pasuesit të përpiktë të Kur’anit dhe Sunnetit, ndërsa kategoria e fundit ndodh tek ai i cili posedon gjurmë të injorancës dhe idhujtarisë në zemrën e tij.

Ndërsa kategoria e dytë dhe e tretë, ndodhin si pasojë e inatit, epshit dhe pasimit të djallit, por këto gjëra mund të largohen nëse njeriu vazhdimishtë lufton vetën e tij.

Xheladin LEKA
Mekë, Arabi Saudite.

Must Read