BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeFëmija musliman dhe prifti

Fëmija musliman dhe prifti

Abdullahu, djalë i dy prindërve, babai i tij është nga tokat arabe, kurse e ëma një muslimane nga Austria.

Abdullahu lindi në Austri, vendi ku nëna e tij jetonte. Disa nga dajallarët e tij ishin muslimanë e disa të krishterë. Abdullahu rritej si musliman, me njohuri bazike për fenë dhe Zotin e tij.

Pasi që disa dajallarë të tij ishin të krishterë, prifti vinte në shtëpinë e tyre dhe i bekonte sipas riteve të tyre kishtare dhe sa herë që prifti mundohej ta bekonte Abdullahun, duke vendosur dorën në ballin e tij, Abdullahu largonte dorën e priftit.

Pasi prifti hetoi gjendjen e tij, filloi ta pyesë veten: përse ky fëmijë refuzon bekimin?! Përgjigjen donte ta dëgjonte nga Abdullahu.

Një ditë derisa Abdullahu ishte ulur në kopshtin afër shtëpisë dhe kishës, prifti nxitoi drejt tij dhe e pyeti:

– Përse nuk e pranon bekimin? Mos je hebre?

– Unë jam musliman, – ia ktheu Abdullahu.

Prifti pasi mendoi i tha:

– Më dëgjo, do të të flas sikur të ishe i rritur dhe do të të trajtoj si njeri të zgjuar.

– Urdhëro, – i tha Abdullahu.

– Feja në të cilën je është fe e saktë, andaj mos e lër atë, mos u mashtro nga kjo fe që po sheh tek ne, janë mite të trashëguara, andaj mos të të mashtrojë daja yt që ta lësh fenë tënde, – e këshilloi prifti.

– Nëse kjo që po thua është e vërtetë, pse vazhdon të jesh i krishterë? – pyeti me habi Abdullahu.

– Unë jam njeri i moshuar dhe është shumë e vështirë në këtë moshë ta lë fenë, po ta bëja do llogaritej se kam tradhtuar fenë time, – u përgjigj prifti dhe u largua.

Djaloshi mbeti i habitur, shumë pyetje i silleshin në mendje.

Prifti ulej afër djaloshit sa herë që kishte mundësi dhe e këshillonte se si të arrinte sukses.

Pasi arriti moshën rinore djaloshi, u kthye në tokat arabe dhe u regjistrua në universitetin Mbreti Saud në Rijad. Deshi Zoti që unë të jem nga mësimdhënësit e tij në njërin nga fakultetet aplikative. Ishte student i zgjuar dhe pyeste për çdo gjë.

Një ditë me vizitoi në zyrën time në fakultet, pasi tregoja kujdes për të dhe më tregoi këtë ngjarje që i kishte ndodhur.

– Sa vjeç ishe në kohën kur dialogoje me priftin? – e pyeta.

– Isha vetëm shtatë vjeç, por këtë ngjarje e kujtoj shumë mirë, – ma ktheu ai.

Nga kjo ndodhi nxjerrim disa mësime:

1. Shumica e të humburve, qofshin nga ata që proklamojnë islamin apo nga fetë e tjera të kota, e kuptojnë të vërtetën por nuk e pranojnë nga frika e përçmimit ose pajtohen me shumicën.

Ebu Talibi, xhaxhai i Pejgamberit Muhamed – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të – i tha atij:

Ke paraqitur një fe, më të mirën në faqe të dheut

Po të mos më fajësonin apo më shanin

do të më gjeje të bindur dhe të nënshtruar

Ky është zakoni i mendjemëdhenjve, Allahu thotë:

“Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!” (Kur’ani, 27:14)

Kam takuar në Egjipt një prift, biseduam rreth fesë së tij, për disa gjëra përgjigjej drejtpërdrejt e për disa të tjera ngurronte.

E pyeta rreth trinisë, më tha: “Besimi në trini është mbi mendjen njerëzore (mendja nuk mund ta kuptojë).”

Kur e pyeta Kur’anin, më tha: “Kur’ani është shpallja e Krijuesit, i pandryshuar që nga zbritja e tij.”

E pyeta rreth debateve mes muslimanëve dhe të krishterëve, më tha: “Këtu janë dy çështje: Muhamedi dhe kryqi; nëse e pranojmë kryqin e mohojmë Muhamedin e nëse e besojmë Muhamedin do ta mohonim kryqin.”

2. Kur e vërteta prek zemrën, është e vështirë që zemra të ndahet nga ajo. Shohim se si Abdullahu i vogël ishte kapur fort për fenë e tij edhe pse mjedisi dhe shtëpia ku jetonte ishin të larmishme me fe të ndryshme.

3. Edukimi i fëmijëve në vegjëli ndihmon në ruajtjen e tyre nga humbja dhe e kota. Abdullahu i vogël me edukatën islame ruhej nga veset e liga, si: alkooli, zinaja etj., ndërkohë shprehte çudi se si muslimanët udhëtonin në vendet e Perëndimit mu për t’i vepruar këto vese.

4. Islami është fe madhështore. Edhe përkundër kurtheve të vazhdueshme nga armiqtë e fesë, islami do të mbetet triumfues, krenar dhe i palëkundur. Temim ed Dariju transmeton se ka dëgjuar profetin – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të – të ketë thënë:

“Islami do të arrijë deri aty ku arrin dita dhe nata, rrjedhimisht nuk do mbetet shtëpi pa hyrë në të feja islame, me krenarinë e atyre që e pranojnë dhe nënçmimin e atyre që e mohojnë, krenari me të cilën Allahu e ngrit Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e përçmon mosbesimin.”

Temim ed Dariju thoshte: “Këtë hadith e pata kuptuar duke në familjen time; ata që u bënë muslimanë ishin krenarë, të nderuar dhe shumë të begatuar, kurse ata që nuk e pranuan Islamin i kaploi përçmimi, poshtërsia dhe xhizja.

Shkroi: Dr. Muhamed es Suhejm

Përktheu: Fitim Hasani

Burimi: https://www.alukah.net/web/sohaym/10304/19189/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read