BallinaARTIKUJSahabëtKy ishte Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të)

Ky ishte Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të)

Ky ishte Umeri
– Allahu qoftë i kënaqur me të –

“Kur Umer Ibn ElHatab, radijaAllahu anhu, hyri si triumfator në Kuds (Jeruzalem) për t’iu dorëzuar çelësat e qytetit, e prisnin priftërinjtë më të lartë.
Ata iu drejtuan devesë që mbante Salim, radijaAllahu anhu, një nga shërbyesit e Umerit, radijaAllahu anhu, e vetë ai ishte më këmbë. Sahabët e tjerë u treguan se Umeri është pikërisht ai që është më këmbë, atëherë njëri prej priftërinjve ra në sexhde dhe tha:
Ne kemi lexuar në librat tanë se çelësat e Kudsit do t’i marrë një prijës i drejtë, i cili ecën më këmbë dhe shërbëtorët i ka mbi kafshë dhe rroba e tij ka 17 arrna.
Kur sahabët ia numëruan arrnat rrobës së Umerit, radijaAllahu anhu, ishin pikërisht 17 arrna.
Ky ishte Umeri, i cili ka ngrënë 6 muaj rresht vetëm bukë të thatë me vaj, aq sa kërkonte t’ia ngrohnin pak që të mos i bënte keq në barkun e tij që përvëlonte nga uria. Kur i kërciste barku nga uria, ai i thoshte: “Nuk ke për të shijuar mish, përderisa myslimanët janë të uritur”.

Dr. Umer AbdulKaafi, Allahu e ruajt

E si mund t’i kuptojë pushtetari të varfërit e të uriturit e popullit të tij kur barkun e ka të mbushur plot?! Si???
Allahu qoftë i kënaqur me Umerin, i cili e mbushi tokën me drejtësi dhe mirësi!
Shembulli i tij dhe prijësve të tjerë të drejtë duhet të jetë subjekti i edukimit të brezit të ri.

(Të jesh i drejtë që të arrish atë që kërkon, të jesh i kënaqur me atë që ke që të kesh mirësitë e kësaj bote!)

Njerëzit e mëdhenj i bën vepra e tyre, puna dhe përkushtimi ndaj komunitetit ku ata jetojnë. Nuk i bën ata pozita.
——————
/aminandreu

Must Read