BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirKomentimi i ajeteve nga tefsiri Ibn Sa'dit - (Kaptina En-Nazi'at 40-41)

Komentimi i ajeteve nga tefsiri Ibn Sa’dit – (Kaptina En-Nazi’at 40-41)

Komentimi i ajeteve nga tefsiri Ibn Sa’dit ؒ

“Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat(epshet), pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin. (Kaptina En-Nazi’at 40-41)

  • “E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,…” – Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:
  1. Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:
  2. Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm:
  • “Xheneti do të jetë vendi i tij.” – Ata do të kenë si vendqëndrim Xhenetin e përjetshëm, pranë të Gjithëmëshirshmit Bujar.

Përktheu në shqip: Uthman Agolli

Must Read