Shejh Uthejmini (rahimehullah!) thotë: “Është e çuditshme me njeriun se si luan me të shejtani! Është duke qëndruar para Allahut të Madhëruar, duke kërkuar nga Ai, duke u afruar tek Ai me fjalët e Tij, duke e lavdëruar dhe lutur, ndërsa namazin e bën si të jetë duke u kërkuar nga dikush, sikur po e ndjek armiku. Pse?
Nëse takohesh me një mbret dhe rri dy orë duke folur, e sheh se nuk lodhesh, madje je i gëzuar që mbreti po të flet dhe bisedon me ty. Si është puna me ty kur qëndron para Allahut që të ka krijuar, të furnizoi, të dha jetë, të forcoi, por ti kërkon nga Ai dhe shpejton?
Shejtani pa dyshim është armik i njeriut, por njeri mendjemprehtë është ai që e merr shejtanin për armik, ashtu siç ka thënë Allahu në Kur’an: “Me të vërtetë shejtani është armik për ju, andaj vështrojeni si armik!” (Fatir: 6)
📚 Sherh Rijadu Salihin I
https://t.me/MuhamedUthejmin