BallinaAKTUALEAnalizaËndërra e Muslimanëve

Ëndërra e Muslimanëve

 



Ëndërra e Muslimanëve



Pak nga e kaluara

 

Myslimanët fillimisht kishin një shtet nën hijen e të cilit jetonin me të gjitha ëndrrat e realizuara.

Ishte udhëheqësi i tyre (Halifi) të cilit ja drejtonin të gjitha problemet dhe telashet dhe i cili u përgjigjej me tërë mirësinë e mundshme të tij. Nuk ishte diktator e as zullumqar, i frikësohej Allahut, i afronte rreth vetes hoxhallarët dhe konsultohej me ta. Në tërë shtetin Islam praktikohej sheriati dhe njerëzit nuk kishin nevojë të ëndërronin sistem tjetër të udhëheqjes, qoftë kjo mbretëri, komunizëm, demokraci ose çfarëdo qoftë ai sistem botërorë. Kjo gjë ishte shkaku kryesorë të ishin të kënaqur dhe ishte arsyeja pse qafirët i luftonin tua prishnin këtë rehati në vend që edhe ata ta përqafonin, por populli në fjalën e tij të urtë thotë: “I keqi të merr me vete” Ishin të bindur se për ta prishur këtë rehati duhet filluar nga fillimi pra tua rrëzonin udhëheqësin e tyre duke e vrarë apo me çdo formë tjetër të mundshme të mos ekzistonte ai, e pastaj njeriu kur nuk e ka kokën e tij edhe nuk di të manovrojë, nuk di të mendojë e as të veprojë e kështu do të vdiste ky gjigant i botës. Kështu edhe ndodhi me vrasjen e Sulltan Abdulhamtit të dytë, Allahu e mëshiroftë, i cili me të gjithë të metat dhe pamundësitë që i kishte hilafeti në atë kohë, ai prapë ishte dhe pranohej nga dijetarët si udhëheqësi më i lartë i myslimanëve në botë. Me rrëzimin e tij qafirët filluan të bënin dasmë dhe pazarllëqe me tokat e myslimanëve duke i copëtuar dhe okupuar sipas qejfit.

 

Sheriati u pasua me laicizëm:

 

Secili pushtues vendosi sistemin e tij shtetërorë nëpër ato vende të cilët zakonisht kishin një formulë, diktaturë dhe mosbesim.

Aq shumë i larguan njerëzit nga besimi sa edhe sot e kësaj dite vërehen pasojat e tyre.

Me kalimin e viteve gjetën njerëz dhe familje me besim të dobët dhe të etur pas lezeteve të kësaj botë të cilat ja shtrinë dorën këtij okupatori dhe filluan t’i shërbenin ku pas shumë vitesh kur u bë e pamundur qëndrimi më i gjatë nëpër ato vende këta okupatorë ja dhanë në dorë timonin e udhëheqjes këtyre aleatëve të tyre, mirëpo i tërë sistemi mbeti siç ishte bile në disa raste u përkeqësua. Këta njerëz vazhduan t’i marrin direktivat prej pushtuesve gjeneratë pas gjenerate.

U bënë diktatorë të rrezikshëm dhe shpesh e luftuan Islamin haptas e ndaluan mbulesën Islame për femrat kurse namazin dhe mjekrën për meshkujt, disa prej tyre e ndaluan edhe thirrjen e ezanit nëpër xhami e të tjerët e përkthyen nëpër gjuhët e veta. Pati të atillë që në televizionin e vet shtetërorë sa ishin në pushtet përplot njëzetë e shtat vite kurrë nuk transmetuan program me tematikë fetare.

Këta diktatorë dikur u shndërruan me emra të tjerë si komunistë e të tjerët si socialistë, mirëpo asnjëri nuk mundi ta thërriste veten si demokratik sepse pas kësaj fjalë atij i duheshin shumë ndryshime që nuk ishin në përputhje me atë që ai bënte. Kështu sistemet e tilla mbetën të vjetruar aleatët u moshuan e edhe ata që ishin të ri i takonin familjeve me tradita të vjetra e të mbrapshta.

Nga ana tjetër këta aleat e kishin kryer me besnikëri misionin e ngarkuar nga okupatori dhe tani më bota e civilizuar i kishte shfrytëzuar mjaftë dhe nuk kishte nevojë për ta sepse edhe në vet botën jo-Islame ishin ndërruar sisteme dhe ishin zëvendësuar me të reja ndërsa këta të vjetrit e botës arabe e kishin të vështirë të bënin këso lloj kthesash drastike. Kështu perëndimi e pa se mënyra e vetme për ta imponuar një sistem të ri të tyre në këtë pjesë të botës dhe nga ana tjetër për ta rrëzuar një sistem të vjetër dhe të dalë prej dore të cilin vet e kishin krijuar shumë dekada më parë i nxiti ose të jem më i saktë i mbrojti dhe i përkrahi protestat dhe kryengritjet që ndodhën në botën Islame.

 

Protestat ndodhën dhe vazhdojnë të ndodhin:

 

Nëpër disa vende arabe që sundohen nga sisteme laike filluan protestat me të madhe dhe kur panë mbështetje nga bota perëndimore dhe Amerika edhe më shumë u shtuan ato duke i rrëzuar disa qeveri duke filluar me atë të Tunizisë e pastaj të Egjiptit e me radhë. Protesta këto të cilat vazhdojnë me të madhe në Libi e Siri duke mos përjashtuar Jemenin dhe pazarllëqet që po bëhen aty.

 

Protestuesit zakonisht çfarë kërkojnë?

 

Para se të përgjigjem në këtë pyetje fillimisht dua të sqaroj për lexuesit se bota jo islame gjithmonë ka vuajtur për sistem jete të përkryer i cili do të ishte kushtetutë jete për ta dhe kënaqësi e lumturi për jetën e tyre. Duke ju munguar diçka e tillë nga ana hyjnore ata shpikën të tilla nga mendja e vet duke filluar me sistemet komuniste, të cilat pas gjysmë dekade dolën huq dhe ju doli boja, e pastaj u pasuan me sisteme socialiste e më vonë ato demokratike. Për fat të keq sa herë që u mërzitej një sistem ata ia jepnin atë pjesës tjetër të botës e për vete shpiknin një të ri duke i lënë kështu të gjithë të tjerët një hap mbrapa dhe duke i lënë të ëndërronin për një jetë më të mirë dhe sistem çfarë e kanë perëndimorët. Pra sa e morrën vendet islame komunizmin e socializmin bota tjetër shpiku demokracinë e me anë të mediave ua zbukuronin këtë sistem aq shumë sa të mendojnë të tjerët se ka zbritur nga vet Zoti apo ka dalë prej Xheneti. E kështu bota Islame i kapërdinte këto dredhi të tyre duke menduar se vërtet ashtu është puna.

Bota islame pasi i provoi sistemet tjera tani i erdhi radha që ta provojnë edhe ëndrrën e kamotshme të pritur me vite pra “Demokracinë”. Tani përgjigjemi në pyetjen e lartpërmendur pra protestuesit nëpër vendet arabe zakonisht kërkojnë sisteme demokratike. Pse kështu? Kjo për arsye se të mashtruar nga mediat dhe gënjeshtrat e perëndimit ata mendojnë se ky është sistemi i përkryer për një jetë më të lumtur dhe për t’i realizuar ëndrrat e tyre. mirëpo i mbetet kohës që të vërtetohet me kalimin e viteve se a e kanë mirë apo janë të mashtruar.

 

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra!

 

Kështu thotë populli, fjalë e urtë kjo e vërtetuar gjithmonë, e ai që i ka këmbët e shkurtra nuk mund të ikë shumë larg por nxihet shpejtë. Sistemet e qafirëve që ja imponuan botës islame të gjithë ishin mashtrime, si ai laik, shekullar, komunist, socialist etj, të gjithë tani janë të bindur se paskan qenë të mashtruar dhe i vajtojnë vitet që i kaluan duke luftuar për këto sisteme. E tani myslimanëve ju ka mbetur pa e provuar edhe një sistem kah i cili shumë njerëz të thjeshtë i kanë kthyer sytë duke menduar se është ai i qëlluari, pra ai i demokracisë.

 

A do t’i zhgënjejë ky sistem?

 

Si të gjithë ata të mëparshmit edhe ky dikur do tu bëhet bajat do të zhgënjehen prej tij. Do ta kuptojnë se qenka mashtrim si të gjithë të tjerët e asgjë më shumë. Do ta kuptojnë se demokraci ndryshe në popullorçe do të thotë “Sistem sallamadi” i cili vetëm punon për kënaqjen e epshit e për asgjë tjetër. Në të ana e besimit është e anashkaluar, ajo e familjes është e degjeneruar, aspekti moral i pa vlerë etj.

Protestuesit edhe nëse do ta arrijnë ta vendosin këtë sistem nëpër shtetet e tyre mendoj se po të njëjtit njerëz do të vijë dita që ta zhbëjnë atë. Pra nuk do të shkojë shumë kohë e gjatë që tu vijë radha fëmijëve të tyre për ta prishur por ata vet do ta prishin. Dhe kështu do të ndodhë, e them me plot bindje sepse nuk ka kurrfarë sistemi të garantuar të jetës dhe të plotësuar nga çdo aspekt përpos atij të Allahut.

 

Njeriu kërkon atë që e ëndërron:

 

Ky është një rregull jetësorë. Askush nuk lyp diçka që nuk e do, kështu edhe bota Islame me këto protesta po e kërkon atë që është duke e ëndërruar. A thua përse nuk e kërkojnë Islamin? Kjo për shumë arsye por mendoj se kryesorja është fakti se ata më shumë janë duke u interesuar dhe më shumë është duke ju servirë ky sistem se ai Islam dhe si rrjedhojë e kërkojnë atë që e duan. Thënë ndryshe nuk janë të përgatitur për sheriatin Islam.

 

Allahu nuk i jep njeriut asgjë derisa ai nuk e kërkon dhe nuk është i përgatitur për të:

 

Edhe ky është rregull Islam. Zoti nuk i jep myslimanëve atë që ata nuk e duan, pra nuk ua jep sistemin e sheriatit kur ata ngritën dhe duan diçka tjetër. Zoti i lë njerëzit derisa t’i shuajnë të gjitha ëndrrat e tyre dhe derisa të binden vetvetiu se alternativa e vetme është Kurani. Sikur Ai tua jepte këtë sistem pa qenë ata akoma të përgatitur dhe akoma duke e ëndërruar demokracinë do të jetonin gjithmonë me brengë në zemër dhe me fjalët e shpirtit të cilat do tu thoshin: “Ah, sikur ta kishim provuar edhe demokracinë”, pra pasi po e kërkoni ja ku do ta keni ngopuni me të, shuani ëndrrat tuaja dhe zhgënjehuni.

 

Pas demokracisë a do të kenë alternativa dhe mashtrime të tjera:

 

Pas asaj që do ta marrin myslimanët, nga ana tjetër bota perëndimore nuk do të ketë më kohë që të shpikë sisteme dhe ëndrra të tjera me të cilat do të mund të vazhdonte t’i mashtrojë edhe pse me çdo kusht janë duke u munduar që t’i mbajnë nën presionin e luftërave dhe problemeve të brendshme por prapë myslimanët me gjithë këto pengesa janë duke shkuar kah vetëdijesimi dhe nuk u ka mbetur asnjë pengesë apo mur tjetër deri tek kërkimi i sistemit absolut përpos murit të quajtur “demokraci” të cilin shumë shpejtë do ta rrëzojnë pasi ta provojnë.

 

Në fund do të kthehen aty ku kanë qenë para se tu grabitej me forcë:

 

Do të kthehen tek libri i Zotit, tek feja e vërtetë, dhe do t’i dorëzohen asaj dhe ligjeve të vet Allahut. Kështu do të ndodhë sepse kështu do Zoti i Cili do tua mundësojë të kalojnë nëpër të gjitha sistemet njerëzore të shpikura, kjo për arsye që të binden se cila është e vërteta të cilën myslimanët pas njëmijë vitesh patën filluar të mos e çmonin sa duhet e Allahu ua mori për tua kthyer atëherë kur ta duan dhe ta kërkojnë, atëherë kur të binden se i vetmi është i saktë. Do tu kthehet në duar ajo që ju pat marrë tash e njëqind vite dhe nga kjo ditë nuk ka mbetur shumë përpos një matematike të thjeshtë e ajo nuk rezulton në maksimum më shumë se pesëdhjetë vite sipas analizave të njëqind vjetshit të fundit.

Nëse qafirëve u janë dashur njëqind vite për ta rrëzuar sistemin Islam të shtetit, pastaj njëqind vite të tjera për ta okupuar, nënshtruar, bindur për t’ia lënë vendasve lojal ndaj perëndimit, gjithashtu për t’i ndërruar disa sisteme shtetërore, etj. të gjitha këto përfunduan për këtë periudhë kohore. Kështu nëse vazhdon i njëjti trend në këto çështje atëherë maksimumi që i duhet myslimanëve për ta kthyer sistemin e marrë me dhunë është pesëdhjetë vite. Kjo nëse i largojmë pengesat që i kemi secili në vete e pastaj i tejkalojmë të gjitha kurthet dhe intrigat e armiqve. Edhe pse në fund them se të tjerët do të bëjnë çmos vetëm për të mos i lënë myslimanët ta kthejnë hilafetin ngase në mënyrë direkt kjo do të thoshte sundim i myslimanëve mbi tërë botën, gjë të cilën ata nuk e duan.

 

Protestat kanë anën e tyre pozitive, mos u mërzit:

 

Këto protesta edhe pse ishin me kërkesa nga më të ndryshmet e zakonisht në to nuk ishte qëllimi primar ardhja e sheriatit apo shtetit Islam në krye të vendit, por prapë ato kanë anën e tyre pozitive sepse u nis një karvan të ecë përpara i cili me vite të tëra ishte në gjumë.

Kështu myslimanët e thyen një barrikadë e nga dy sa i kishin ju mbeti vetëm një, ajo e rrëzimit të sistemit demokratik në shpirtrat e tyre e pastaj edhe në shtetet e veta.

Kështu pra po shkohet drejt të vërtetës pa marrë parasysh se kjo ecje është e ngadaltë mirëpo populli thotë: “punët e mira bëhen dal-ngadalë”

 

 

Lulzim Mehmet Susuri

09/06/2011

 

Burimi: http://ehlihadithi.com/

http://islamifejaevertete.com

Must Read