USHQEHU HALLALL
Fudajl ibn ijad, Allahu e pastë mëshiru, transmeton se një burrë e pyeti Imam Sufjan eth Thevri, Allahu e pastë mëshiru, për vlerën e faljes së namazit në safin e parë ndërsa, ai i tha:
“Sigurohuni që ushqimi që hani të jetë hallall, e kështu faluni lirshëm në safin e fundit!”
Bejheki, “Shu’abul-iman”, 7/514.
Ushqimi hallall nënkupton, paranë që e fiton të jetë në mënyrë të lejuar-hallall, pa e përzier haramin, qoftë vjedhje, kamat, korrupcion, llotari…
apo edhe ushqimi a është i lejuar. Mos konsumo alkohol, mish apo yndyrë derri, mishin që e han të jetë i therrur në hallall dhe me bismil-lah…
Kujdes me çka po e ushqen vetën dhe fëmijët tuaj.
Allahu na dhashtë furnizim të hallallit!