BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaHadith dhe dobi - "Sadakaja e duhur mbi familjen është më e...

Hadith dhe dobi – “Sadakaja e duhur mbi familjen është më e mira dhe me më shumë shpërblim.”

”Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijaAllahu anhu, i cili ka thënë: ‘Ka thënë i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Një dinar i shpenzuar në rrugë të Allahut, një dinar të shpenzuar për lirimin e një robi, një dinar i shpenzuar si sadaka për të varfërin dhe një dinar i shpenzuar për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ka ai, që ti e shpenzove për familjen tënde.”
(Muslim)
Ka thënë i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Puna, me shpërblimin më të madh është shpenzimi për familjen.”
(Muslim)
Shejh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Disa njerëz, kur shpenzojnë për familjen e tyre nuk ndjejnë se kështu afrohen me Allahun e Lartësuar, e kur u vjen një i varfër e i japin qoftë edhe një shumë të vogël ata ndjejnë se kështu janë më afër me Allahun me këtë lloj sadakaje.
Por, sadakaja e duhur mbi familjen është më e mira dhe me më shumë shpërblim.”

(Komentimi i Rijad esSalihin, 4/389, Shejh Ibn Uthejmin)
A. Sh. Ndreu

Must Read