BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPrandaj duro, sepse ky eshtë premtim nga Allahu, e ky premtim na...

Prandaj duro, sepse ky eshtë premtim nga Allahu, e ky premtim na mjafton!

Mbas çdo durimi gjëra të bukura të presin! Prandaj duro, sepse ky eshtë premtim nga Allahu, e ky premtim na mjafton!
Allahu i Lartësuar thotë:
“إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ”
“Durimtarëve do t’u jepet shperblim pa masë.”

Kjo është e përgjithëshme për të gjithë llojet e durimit,si për shembull:
Durimi në caktimet dhe sprovat e sjella nga Zoti, duke mos u rebeluar dhe shprehur zemërimin për to, por duke shprehur kënaqësinë në caktimin e Allahut dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij.
Durimi përballë gjynaheve, duke e përmbajtur veten dhe duke u larguar nga ato.
Durimi ne bindje  ndaj urdhërave të Allahut, duke i përmbushur ato me formën më të plotë, të saktë dhe të sinqertë për Allahun.
Të gjithë këtyre durimtarëve Allahu ua premton shpërblimin ”pa masë”, me shumicë e në mënyrë të begatshme.
Kjo tregon për vlerën dhe rëndësinë e madhe të durimit tek Allahu.
Durimi është ai që të ndihmon në plotësimin e çdo pune të mirë.(Tefsiri i Sa’diut)

/Mesofenetende

Must Read