A e kuptoni bukurinë e kësaj jete, e cila zbukurohet me dritën e pesë namazeve që i falni në ditën dhe natën tuaj; në të cilat je para Allahut të Plotfuqishëm, duke i falur këto namaze në kohën e tyre, bindje ndaj Allahut, me shpresën për të fituar Kënaqësinë e Tij; duke e lutur Atë, sidomos në sexhde, që t’ju japë forcë për t’u rezistuar rrethanave dhe vështirësive të kësaj jete me qëndrueshmëri dhe sukses.
Pesë namazet janë stacione sigurie nga vështirësitë, dhimbjet, mundimet, sprovat e jetës, sado të dhimbshme të jenë ato.
Ai/ ajo që akoma nuk e ka provuar, e ftoj që ta provojë këtë ndjesi, dritë, siguri dhe shpëtim për të!
/AdelinaKucana