PËRFUNDIMI
E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: “A e shqeve që t’i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?”
El-Kehf, 71)
Ajo që mësojmë nga ngjarja e Musait dhe Hidrit alejhimas selam, është se ne nuk mund ta dimë logjikën dhe qëllimin e diçkaje të keqe që na ndodh nëse nuk e dimë se cili është plani i Allahut.
Shumë gjëra që në shiqim të parë na duken të këqija, në të vërtetë ato janë të mira për ne, vetëm se ne nuk mund t’i shohim dhe njohim mirë në momentin e caktuar.
“…mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini. Bekare, 216.
Allahu na dhashtë përfundim të mirë!
Hoxhë Irfan Salihu