BallinaAKTUALETë ndryshmeBIK reagon: Myftiu nuk foli për vitin e ri

BIK reagon: Myftiu nuk foli për vitin e ri

 

BIK reagon: Myftiu nuk foli për vitin e ri


Dje, më 31.12.2011 portali i të ashtuquajturës “Agjencia Informative “Presheva jonë” (preshevajone.com)” ka publikuar një intervistë me titull: “Myft. Naim Ternava i përgjigjet “Presheva Jone”: A është haram te kremtohet Viti i Ri ?” Njoftojmë të gjithë besimtarët si dhe mbarë publikun e gjerë se ky publikim është një trillim i rëndë që i është bërë Bashkësisë Islame, e në veçanti Myftiut Tërnava, si dhe deklarojmë se intervista fund e krye është e shpifur. Myftiu nuk ka dhënë asfarë interviste apo çfarëdo deklarimi për këtë agjenci.

Njëherit, porosisim gjithë besimtarët që të mos bien në gracka të “intervistave” të tilla, dhe mos paragjykojnë para se ta vërtetojnë lajmin, ngase edhe kështu jemi të porositur me parimet tona islame, gjegjësisht me Kuranin famëlartë. Allahu, thotë: “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (Kuran, 49:6) /bislame.net/

Must Read