BallinaAKTUALETë ndryshmeKur pi nëna, duhan pi edhe fëmija

Kur pi nëna, duhan pi edhe fëmija


Kur pi nëna, duhan pi edhe fëmija

Nëse planifikoni të keni fëmijë, apo tashmë jeni shtatzënë, keni edhe një arsye tjetër të rëndësishme për të ndalur cigaren, dhe ky është shëndeti i fëmijës suaj të palindur.

 

Arsyet për ndaljen e duhanit mund t’i mbushin librat. Nëse planifikoni të keni fëmijë, apo tashmë jeni shtatzënë, keni edhe një arsye tjetër të rëndësishme për të ndalur cigaren, dhe ky është shëndeti i fëmijës suaj të palindur. Shqyrtoni këto fakte.

Pirja e duhanit dhe pesha e lindjes

Kur pini cigare, këtë gjë e bën edhe fëmija juaj që nuk ka lindur akoma. Mesatarisht, fëmijët e femrave që pinë cigare peshojnë më pak në lindje sesa foshnjat e nënave që nuk janë duhanpirëse. Kjo nuk çudit pasi që nikotina e cigares bën që gjaku i foshnjës të ketë më pak oksigjen, i cili është i nevojshëm për rritje të shëndetshme. Edhe pse foshnja e fiton mbrapa shumë shpejt peshën e humbur, deri në moshën 7-vjeçare, fëmijët e nënave që kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë më shpesh sesa fëmijët e tjerë do të jenë më të shkurtër dhe më të ngadalshëm në lexim sesa fëmijët e nënave që nuk kanë konsumuar cigare.

Pirja e duhanit dhe vdekshmëria e të sapolindurve

Statistikat tregojnë që vdekshmëria e të sapolindurve gjatë lindjes dhe numri i aborteve spontane është 50 për qind më e madhe tek nënat duhanpirëse. Fëmijët e nënave që konsumojnë duhan po ashtu kanë dy herë më shumë probabilitet më të madh që do të vdesin nga sindroma e vdekjes së papritur e të sapolindurve ose sëmundja në djep. Lajmi i mirë është që, nëse e ndalni duhanin në muajin e katërt të shtatzënisë, mundeni në mënyrë të konsiderueshme të zvogëloni rrezikun nga ato rreziqe.

Duhani dhe shëndeti

Të qenët prind është një punë kërkuese. Duhanpirësit sëmuren më shpesh dhe kanë probleme më serioze se joduhanpirësit. Ndërpriteni duhanin tani që të keni mundësi të kujdeseni për fëmijët tuaj.

Duhani dhe shëndeti i familjes

Tani dihet që pirja pasive e duhanit në masë të madhe ndikon tek joduhanpirësit. Kjo veçanërisht vlen për fëmijët, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm në problemet e shkaktuara nga konsumimi pasiv i duhanit. Pasi ta ndërpritni duhanin, fëmijët do të kenë më pak probleme me ftohjet, bronkitin, inflamacionet e mushkërive, infeksionet e veshit, astmën dhe alergjitë, veçanërisht gjatë atyre tri viteve të para të rëndësishme.

Përparësitë e lënies së duhanit

Fëmija i palindur do të ketë dobi të mëdha nga ndërprerja e duhanit. Kjo vlen edhe për etërit, edhe për nënat. Me kalimin e kohës, ju dhe fëmijët tuaj do të jeni njëlloj të shëndetshëm sikurse edhe joduhanpirësit.

Heqja dorë nga duhani nuk është e lehtë, por jo e pamundshme. Nëse nuk dëshironi ta ndërpritni duhanin për veten, bëjeni këtë për shëndetin e fëmijëve tuaj./koha/

Must Read