BallinaAKTUALETë ndryshmeMasakra e vitit të ri : Filipine, 500 të plagosur nga fishekzjarrë

Masakra e vitit të ri : Filipine, 500 të plagosur nga fishekzjarrë

 

Masakra e vitit të ri : Filipine, 500 të plagosur nga fishekzjarrë

Manilë, 1 janar- Gjatë natës së Vitit të Ri në Filipine nga fishekzjarrët dhe të shtënat janë plagosur pothuajse 500 njerëz edhe krahas paralajmërimeve nga autoritetet që të mos shfrytëzohen mjete piroteknike. 

Për shkak të tymit të dendur pas fishekzjarrit dukshmëria ishte kryesisht e zvogëluar rreth aeroportit në Manilë, pra për shkak të kësaj janë anuluar dhjetëra fluturime. 

Ministri i Filipineve të Shëndetësisë Enrike Ona deklaroi se nga fishekzjarrët janë plagosur 454 njerëz, ndërsa nga plumbat 18 persona, që në numër pak më i vogël në krahasim me vitin e kaluar, por megjithatë edhe më tej është alarmante. 

Të plagosurit, midis të cilëve kishte edhe një numër të madhe të fëmijëve, i mbushën spitalet kujdestar në kryeqytet menjëherë pas mesnate. 

Që kaosi të jetë më i madh, dy bande të cilët i kanë transferuar të plagosurit deri te spitali më i madh në Manilë, janë ndeshur para ndërtesës dhe gjatë t shtënave një njeri është vrarë. Ministri i Punëve të Brendshme Hese Robredo theksoi se janë burgosur të paktën 65 njerëz për shkak të shfrytëzimit jolegal të fishekzjarrëve me fuqi të madhe./zhurnal/

Must Read