Në vend të Xhamisë Burmali, ndërtohet hotel
Pas reagimit të djeshëm të Bashkësisë Fetare Islame ndaj paralajmërimeve për ndërtimin e një objekti të ri në vendin ku më parë ka qenë xhamia Burlmali, sot me sqarime doli Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Ajo bëri të ditur se në atë lokalitet do të ndërtohet një hotel që do të ketë fasadën identike me atë të Shtëpisë së oficerëve. Janakievski tha se për këtë tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore me investitorin që do të ngris këtë objekt.
BFIM në reagimin e një ditë më parë tha se institucion fetar islam, së bashku me besimtarët nuk do të pajtohen në asnjë rast që në lokacionin e Xhamisë Burmali të ndërtohet Shtëpia e Oficerëve e cila siç thuhet, simbolizon militantizmin e okupatorit serb.
BFI aktin e ndërmarrë e quajti punë shejtani ndërsa tha se institucionet do ti bartin pasojat nga sjellja e këtillë jo njerëzore në kohën e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
“Dispozitat ligjore dhe plani i detajuar urbanistik imponojnë se nevojën e ndërtimit të një hoteli. Në pajtim me ligjin për tokën ndërtimore ne kërkuam investitor i cili u lajmërua, lidhi kontratë, i pagoi paratë, dorëzoi garancione bankare, hartoi projektin, morri leje për ndërtim dhe me e rëndësishme është se me kushtetutë duhet të respektohet të drejtat pronësore.
Nëse në të ardhmen atje ndërtohet objekt tjetër dhe nëse BFI dëshiron të blejë tokë atëherë të ndërmerren procedurat tjera juridike ”, deklaroi Mile Janakievski, ministër i transportit. Alsat-M