Pakistani konfirmon njohjen e Kosovës
Qeveria e Pakistanit ka konfirmuar njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur e sovran. Vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës thuhet se është bërë në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit.
Ndërkaq, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se pret shumë shpejt arritjen e notës verbale të njohjes nga Pakistani…
Zyrtarë të MPJ-së thanë po ashtu se pas arritjes së notës verbale, presin ndërmarrjen e hapave tjerë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Pakistani bëhet e ditur se Qeveria e Pakistanit ka vendosur të akreditojë ambasadorin e saj në Republikën e Turqisë si ambasador jorezident i Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës. (KD/INA)