BallinaAKTUALETë ndryshmeRrahje masive mes priftërinjve (video)

Rrahje masive mes priftërinjve (video)


Rrahje masive mes priftërinjve

 

Policët e trazirave u detyruan të ndërhyjnë në vendlindjen e Jezu Krishtit pasi më shumë se 100 murgj e priftërinj u përfshinë në një përleshje. Priftërinjtë ortodoksë grek dhe ata armenë nisën të gjuajnë me shkopinj dhe me grushta brenda Kishës së Lindjes në Betlehem për shkak të zënkave për territorin brenda kishës, shkruan Indeksonline.

Klerikët po e pastronin Kishën për tu përgatitur për Krishtlindjet ortodokse në fillim të janarit, kur shpërtheu përleshja. 

Një zyrtar i policisë tha se ky problem ndodh çdo vit. Asnjë person nuk u arrestua për shkak se të përfshirët në zënkë janë njerëzit e Zotit. Kisha administrohet nga Katolikët Romanë, Ortodoksët Grekë dhe Klerikët armenë. 

Kisha 1700 vjeçare është në gjendje të mjeruar pasi palët nuk bien dakord se kush duhet të paguajë për kostot.


http://www.youtube.com/watch?v=xvGmPsYmcpI

 

Must Read