Abdeh ibn ‘AbdirRahman ka thënë:
“U nisëm në një mision sekret në Romë, dhe kishim një të ri si shoqërues.
-Nuk ka pasur në mesin tonë njeri i cili recitonte Kur’an më shum se ai, nuk kish në mesin tonë njeri i cili kishte dituri më shum se ai, dhe nuk kishte në mesin tonë, më këmbëngulës në agjërim gjat ditës dhe namaz gjat natës se ai.
Kaluam afër një kalaje, dhe ushtria u largua nga ajo, ndërsa ai mbeti afër asaj kalaje dhe ne menduam se është ndalur që të kryen nevojën e tij.
Vështroi dhe e pa një grua të krishtere e cila ishte duke vështruar nga kalaja dhe u dashurua në te.
I tha asaj në gjuhën Romake:
“Në çfarë mënyre mund që të arrij tek ti?”
Ajo iu përgjigj:
“Kur të bëhesh i krishterë, dyert i ke të hapura dhe un jam e juaja!”
Pastaj ai ashtu veproi dhe u fut në kala.
Ne vazhduam dhe më pas u futëm në luftë me një pikëllim të thellë, sepse secili prej nesh e shihte atë djalosh sikur bir të vetin.
Pas kësaj u kthyem edhe njëherë përsëri në mision sekret. Kalum përreth tij derisa ai na shikonte nga muret e kalasë së bashku me të krishterët.
Ne i tham:
O filan, çfarë të bëri dobi recitimi i Kur’anit, çfarë të bëri dobi dituria jote dhe çfarë të bëri dobi namazi dhe agjërimi jot?
Ai u përgjigj:
“Në të vërtetë, e kam harruar Kur’ani në përgjithësi. Nuk më kujtohet asgjë prej Kur’anit përpos dy Ajeteve:
رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ كَانُواْ مُسۡلِمِينَ
ذَرۡهُمۡ يَأۡكُلُواْ وَيَتَمَتَّعُواْ وَيُلۡهِهِمُ ٱلۡأَمَلُۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ
“Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.”
“Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.”
{Sure El-Hixhër 1-2}
[Sijar a’lam en-Nubela’ /Imam Edh Dhehbiu (20/69)]
[El Bidaje Uen Nihaje /Ibn Kethiri (11/68)]