BallinaAKTUALETë ndryshmeVarros të gjallë bashkëshorten

Varros të gjallë bashkëshorten


Varros të gjallë bashkëshorten

 

Ka varrosur të gjallë bashkëshorten e tij sepse ajo “e mërziste”. Kjo është ngjarja që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Marcin Kasprazak ka lidhur gruan e tij 27-vjeçare dhe e ka mbyllur në një kuti.

Më pas, e ka varrosur në një pyll të Yorkshire duke e mbuluar me gjethe dhe degë pemësh.

Michelina Lewandowska ka arritur të dalë nga kutia duke e hapur atë me unazën e fejesës e më pas është kthyer në shtëpi. Tashmë burri polak akuzohet për vrasje në tentativë dhe pret vendimin e gjykatës në datën 13 janar.

Shpjegimi i vetëm që ka dhënë Marcin për veprimin e tij të çmendur është ky: “Gruaja më mërziste. Nuk doja ta vrisja, vetëm ta frikësoja.”

Marcin dhe Michelina kanë një fëmijë së bashku dhe ishin transferuar në Britaninë e Madhe në kërkim të një pune./TCH/

 

Must Read