Kur i vendos vetes një qëllim, kërko ndihmën e Allahut dhe vazhdo përpjekjen për ta arritur atë, sepse ti nuk do të privohesh nga shpërblimi i përpjekjes edhe nëse nuk e arrin qëllimin.
Vetëm në provimet e kësaj bote llogaritesh për rezultatin përfundimtar ku ti sado që të jesh përpjekur, nëse ngel në provim, ti quhesh ngelës..
Ndërsa në peshoren e Allahut të Madhëruar ti shpërblehesh edhe për përpjekjen.
Allahu Teala thotë:
إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَاءً وَكَانَ سَعْيُكُمْ مَشْكُورًا
“Vërtet, ky ishte shpërblimi juaj dhe përpjekja juaj ishte e lavdërueshme” (el-Insan 22)
وَأَنْ لَيْسَ لِلْإِنْسَانِ إِلَّا مَا سَعَىٰ * وَأَنَّ سَعْيَهُ سَوْفَ يُرَىٰ * ثُمَّ يُجْزَاهُ الْجَزَاءَ الْأَوْفَىٰ
“Dhe se nuk është për njeriun vetëm ajo për të cilën është përpjekur. * Dhe se përpjekja e tij (ditën e gjykimit) do të shihet * Pastaj ai do të shpërblehet me shpërblimin më të plotë” (Nexhm/39-40-41)
Kështu që filloji hapat drejt arritjes së qëllimeve tuaja, me ndihmën e Allahut dhe besimin se Ai kurrë nuk do ta humbë mundin tënd.
✍️ سمر الأرناؤوط
Meditime Kuranore