“Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë”
Kjo është e përgjithshme, për të gjithë llojet e durimit, si për shembull: durimi në caktimet dhe sprovat e sjella nga Zoti, duke mos u rebeluar dhe shprehur zemërimin për to, por duke shprehur kënaqësinë me caktimin e Allahut dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. Gjithashtu, durimi përballë gjynaheve, duke e përmbajtur veten dhe duke u larguar nga ato. Po ashtu, durim në bindje ndaj urdhërave të Allahut, duke i përmbushur ato me formën më të plotë, të saktë dhe të sinqertë për Allahun. Të gjithë këtyre durimtarëve Allahu ua premton shpërblimin “pa masë”, domethënë, me shumicë e në mënyrë të begatshme. Kjo tregon për vlerën dhe rëndësinë e madhe të sabrit tek Allahu. Durimi është ai që të ndihmon në plotësimin e çdo pune të mirë.
Tefsir i AbduRRAHMAN ibn Sa’dit رحمه الله, përktheu: Uthman Agolli