BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiHudhra parandalon artritin (ndezjen e nyejve)

Hudhra parandalon artritin (ndezjen e nyejve)

Studim: Hudhra parandalon artritin (ndezjen e nyejve)

 

Hudhra është njëra prej ushqimeve më të rëndësishme dhe më të fuqishme natyrale. Është i njohur për aromën e tij të forte dhe për shijen gjithashtu, por karakteristikat mbrojtëse të tij janë edhe më të forta, duke filluar prej aftësisë së luftimit të kancerit e deri tek karakteristikat e fuqishme antibiotike, antibakteriale, antivirale dhe antifungale (kundër mykurave).

Një studim i ri ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë dietë të pasur me perime të këtij grupi siç janë hudhra, qepët dhe prasët kanë nivele më të ulëta të osteoartritit të ijëve (sëmundje e nyejve).

 

Zbulimet jo vetëm që theksojnë efektet e mundshme në mbrojtjen kundër osteoartritit, por gjithashtu shfaqin mundësinë për të përdorur komponimet e gjetura në hudhër për të zhvilluar trajtimin e kësaj gjendje.

Osteoartriti është forma më e shpeshtë e artritit tek të rriturit, dhe gratë janë më të rrezikuara se sa burrat. Shkakton dhembje dhe pa aftësi duke dëmtuar ijët, gjunjët dhe shtyllën kurrizore tek popullata me moshë mesatare dhe të pleqërisë.

 

Detalet e studimit

Studimi kishte hulumtuar  mbi 1,000 binjake femra, shumë prej të cilave nuk kishin simptoma të artritit.

Ekipi i studiuesve bëri një vlerësim të detajuar të modeleve të dietës të binjakeve dhe analizoi këto së bashku me fotografi me rreze X apo Rëntgen, e cila e zbulon shkallën e osteoartritit herët në ijët , gjunjët dhe shpinën e pjesëmarrësve

.

Ata zbuluan se tek ato që kishin konsumuar dietë të shëndetshme me konsum të lartë të pemëve dhe perimeve, e veçanërisht të perimeve siç janë hudhra, kishte më pak të dhëna të osteoartritit në nyejt e ijëve. Për të hulumtuar më shumë efektin e mundshëm mbrojtës të këtyre perimeve si qepës, prasëve dhe hudhrës, hulumtuesit kanë studiuar komponimete zbuluara ne hudhër. Ata zbuluan se kompozimi i quajtur DIALLYL DISULPHIDE kufizon sasinë e enzimave dëmtuese të kërces me rastin e futjes së qelizave amë të kërces në laborator.

 

Kryesuesi i studimit tha: ”Edhe pse ende nuk e dimë nëse të ngrënit e hudhrës do të shpie në nivele të larta të këtij komponimi në nyje, këto zbulime mundë të përcaktojnë rrugën drejtë trajtimeve të mëtutjeshme dhe parandalimit të osteoartritit të ijëve”.

 

”Ka qenë e njohur për një kohë të gjatë se ekziston një lidhshmëri ndërmjet peshës trupore dhe osteoartritit. Shumë hulumtues janë munduar të gjejnë komponime dietave (të ushqimit) që ndikojnë në këtë sëmundje, por ky është studimi i pare shkallor i dietës tek binjakët. Nëse rezultatet tona konfirmohen nga studimet e mëtutjeshme, kjo do të përcaktonte rrugën drejt intervenimit dietave (përcaktimit të ushqimit) apo terapisë me barna për njerëzit me osteoartrit.”

 

Hudhra dhe perimet e tjera të këtij lloji janë me shumë dhunti dhe mundë të shtohen praktikisht në çdo gjellë të shijshme për të rritur aromën e tyre. Qërimi, shtypja dhe prerja e hudhrës rritë numrin dhe llojllojshmërinë komponimeve aktive dobiprurëse, duke përfshirë edhe enzimën Allinasë, e cila prodhon DIALLYL DISULFID, komponimin e studiuar në këtë studim.

 

Detajet e dokumentit hulumtues:

Williams MKF, Skinner J, Spector TD, et al. Dietary garlic and hip osteoarthritis: evidence of a protective effect and putative mechanism of action. BMC Musculoskeletal Disorders, 2010; 11 (1): 280.

 

Thotë Allahu:

”Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.

Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.” (Abese 24-32)

 

”… hani dhe pini e mos e teproni…” (El-A’raf 31).

 

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD, Preshevë

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referencë: http://www.healthymuslim.com

Must Read